Italia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka aprovuar masa shtrënguese anti covid në hyrjet kufitare. Personat që hyjnë nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.

Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 4 ditore dhe tamponi negativ. Masa që do hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.

Ndërsa për vendet ekstra komunitare ku përfshihet edhe Shqipëria urdhri shtyhet deri më 31 janar 2022.

Masat e marra më 25 tetor

Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Ministria italiane e Shëndetësisë, ka bërë me dije se Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.

Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021.

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV