Hagë/ Hashim Thaçi lihet sërish në paraburgim, avokati: Do ta apelojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të përfundojë hetimet ose që gjykatësi të caktojë një afat se deri kur Prokuroria mund të zhvillojë hetimet.

Në konferencën e tetë statuore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria tha se do të respektojë afatin e 17 dhjetorit për të dorëzuar dosjen paraprake, por shtoi se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim sa i përket hetimeve, duke theksuar se “është përgjegjësia e jonë që të vazhdojmë mandatin tonë të hetimit”.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, tha se ZPS-ja nuk mund të bëjë hetime në pafundësi.

“Ne kërkojmë që ky hetim të marrë fund. Ne kërkojmë që hetimet të përfundojnë. Dorëzimi i dosjes paraprake a është përfundimi apo do të vazhdojnë me hetime të cilat nuk e dimë sesa do të zgjasin?”, tha ai.

Dosja paraprake përmban për çdo akuzë një përmbledhje të provave, të cilat Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës penale të pretenduar.

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë më 15 dhjetor u mbajt konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ata akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në konferencën e tetë statusore, të akuzuarit nuk po marrin pjesë fizikisht në Dhomat e Specializuara, por po e ndjekin atë përmes video-lidhjes.

Sa i përket hetimeve që po zhvillon mbrojtja, sipas avokatit të Veselit, Ben Emmerson, ato mund të fillojnë vetëm pasi të kenë pranuar dosjen paraprake. Ndërkaq, mbrojtësi i Thaçit tha se hetimet po pengohen nga masat e vendosura kundër pandemisë, andaj ai tha se lirimi i të akuzuarve nga paraburgimi, do t’ia bënte më të lehtë mbrojtjes që të zhvillojë hetime.

Gjatë konferencës, mbrojtja u ankua se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk po respekton afatet sa i përket nxjerrjes së materialeve, qoftë atyre provuese apo shfajësuese. Po ashtu, avokatët mbrojtës patën edhe ankesa lidhur me materialet që lidhen me dëshmitarët që Prokuroria mëton të ftojë në gjykim.

Avokati Veselit, Ben Emmerson tha se deri më tani mbrojtja ka marrë 13,800 prova dhe më shumë se 11,000 prej tyre i kanë marrë pas afatit për nxjerrje të materialeve të 23 korrikut të këtij viti.

“Ky volum rritet gjithmonë para konferencave të ecurisë së çështjes. Sa ka materiale të tjera ka për t’u dhënë, që të kemi një ide se sa duhet të presim. A do të marrin një volum të madh të materialeve në janar?”, pyeti ai.

“Besoj që ndoshta do të na duhet shumë kohë në vitin e ardhshëm, vetëm për të lexuar një pjesë të materialeve”, tha mbrojtësi i Veselit.

Avokati i Selimit, David Young tha se ZPS-ja po vazhdon që të dërgojë materiale për dëshmitarët, por nuk po tregon se cilat materiale i përkasin cilit dëshmitarë. Deri më tani, mbrojtja, tha ai, ka pranuar mbi 200 pako materialesh për dëshmitarët.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së u ankua se sistemi ‘legal workflow’, ku ZPS-ja ndan me mbrojtjen provat që ka, nuk po funksionon si duhet.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së po ashtu thanë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vendosur që të mos përdor rreth 30,000 materiale, që fillimisht kishte thënë se janë materiale provuese, që avokatët do të mund të përdornin për të përgatitur mbrojtjen për klientët e tyre.

Lexo edhe :  Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, qytetarët paralajmërojnë protesta

Po ashtu, mbrojtja u ankua për vonesa nga Prokuroria sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese.

“Ne i dimë që i kanë materialet shfajësuese, ne e dimë që i kanë nga burimet kompetente. Kur do t’i vijë fundi kësaj procedure sepse kështu po shtyhet procesi”, tha avokati i Thaçit, Gregory Kehoe.

Ndërkaq, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftuan se besojnë që deri në afatin e 31 janarit të vitit të ardhshëm për nxjerrjen e materialeve. ZPS-ja tha se nga 11,300 materiale, 545 ende nuk janë përkthyer në shqip. Po ashtu, kjo zyre tha se po punon në krijimin e entiteteve për dëshmitarët e mbrojtur. Mbrojtja e mirëpriti krijimin e entiteteve apo rubrikave për informacionet rreth dëshmitarëve.

Thaçi mbetet në paraburgim

Në fillim të konferencës, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe tha se pavarësisht se sot gjykata mori vendim për mbajtjen në paraburgim të klientit të tij, mbrojtja do ta apelojë vendimin. Por, për shkak të festave të fundvitit, ai kërkoi që të shtyhen afatet e apelimit.

“Nga gjykatat e mëparshme janë liruar serbë dhe shqiptarë, por nga kjo gjykatë jo”, tha ai, duke shtuar ata do të respektonin kushtet e lirimit nga paraburgimi dhe kërkoi seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet se pse të pandehurit mbahen në paraburgim për një vit dhe për dilemat që ka Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me Policinë e Kosovës, e cila do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të pandehurve nëse ata do të ktheheshin në Kosovë.

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon.

Për çka akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL

Të fundit

“Giro d’Italia” në Shqipëri, në 9 prill anija ikonike italiane ankorohet në Durrës

Ka mbetur dhe shumë pak kohë që Shqipëria të presë “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive...

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe...

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se një nga këto parashikime ka...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Lajme të tjera

Web TV