63-vjeçarja Enriketa Gjuzi, ka reaguar pas aksidentit që pësoi nga moderatorja e njohur sportive Ilda Bejleri.
Gjuzi e cila ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë, ka rrëfyer se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga moderatorja Ilda Bejleri.
E aksidentuara edhe pse e pranon se nuk ndodhej te vizat e bardha, Gjuzi shprehet se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.
Por, 63-vjeçaren e ka prekur më shumë sjellja e Ilda Bejlerit e cila i ka dhënë gaz makinës, raporton BW.“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjeçarja.