Vrasja brutale e mësueses në Londër, 36-vjeçari shqiptar pranon autorësinë e krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

36-vjeçari shqiptar, Koçi Selamaj, ka pranuar përballë autoriteteve britanike autorësinë për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa.

Dyshohet se Selamaj ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Eastbourne të Londrës, për në bregun jugor, me qëllim kryerjen e asaj që prokuroria pretendon se ishte një sulm ‘i paramenduar dhe grabitqar’.

Mësuesja, 28 vjeçare, u gjet e vdekur në Cator park, Kidbrooke, në juglindje të Londrës, më 18 shtator, një ditë pasi doli nga shtëpia e saj për të takuar një mik në një bar aty pranë.

Prokuroria tha gjatë seancës gjyqësore se Nessa u godit me një cope druri rreth 60 cm të gjatë nga dikush që fillimisht besohej se ishte i huaj.

Selamaj, nga Eastbourne në East Sussex, u paraqit në gjykatë për seancën paraprake të enjten, ku dhe pranoi fajësinë për krimin e rëndë.

Gjykatësi, z. Justice Wall, tha se faktet e pranimit të fajësisë dhe pranimit të Selamajt se “ai është personi përgjegjës për vdekjen” mund të raportohen nga media.

Anëtarët e familjes së viktimës u ulën në gjykatë pak metra larg të pandehurit në bankën e të akuzuarve, i cili ndihmohej nga një përkthyes shqiptar. Seanca e radhës për të pandehurin u la më 25 Shkurt të vitit të ardhshëm.

Trupi i Nessa-s, mësueses së klasës së parë fillore në shkollën Rushey Green në Catford, u gjet i mbuluar me gjethe pranë një qendre komunitare në park. Viktima dhe autori shqiptar ishin të panjohur me njëri tjetrin, duke bërë që të mbeten mister arsyet e ngjarjes së rëndë.

Të fundit

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet....

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Lajme të tjera

Web TV