Pompeo i shkruan Kurtit: Hiqeni taksën, duhet t’i riktheheni dialogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës një javë pasi ai e mori detyrën në krye të Qeverisë. Albin Kurtit i kërkon që ta heq taksës ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentumin e krijuar për normalizim të raporteve me Serbinë.

Në letrën që e ka siguruar Gazeta Express, sekretari Pompeo thotë se tani është koha që të ndodhë marrëveshja me Serbinë, e me këtë, sipas Pompeos, Kosovës i hapen dyert në integrim të plotë ndërkombëtar.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokratike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

“Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të riktheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

Lexo edhe :  Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV