“Ende s’jemi shkëputur nga mendësia komuniste”/ Godole: Ish të përndjekurit janë lënë në harresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogia Jonila Godole, njëherazi dhe sekretarja e ish të përndjekurve politikë në PD, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar, ka thënë se edhe pse jemi 30 vite nga rënia e regjimit komunist, ende nuk jemi ndarë nga ajo mendësi.

Godole ka theksuar se ende sot ish të përndjekurit nuk janë dëmshpërblyer për torturat që kanë kaluar dhe se Basha ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar këtë kategori.

Shumë persona më kanë pyetur pse po jap kontribut vullnetar në PD. Përgjigja ime ka qenë kjo, sepse unë e shoh PD se donte të shkëputej nga e shkuara. Vija logjike që u themelua ka nevojë për korrigjim, aty ku ka devijuar. Unë punoj me të rinjtë që ta njohin diktaturën, dua të parashtroj shkurtimisht se ku ka gabuar PD dhe cilat janë ato shanset e saj për t’u kthyer në promotorë e besimit e shpresës. Nuk ka moment më të mirë për ta dhënë këtë kontribut në PD, pikërisht në këtë moment historik që po kalon.

Është e vërtetë që nga viti 1992 e 1996 pati përpjekje për rehabilitimin e ish-të përndjekurve, por në fund mbetën vetëm përpjekje. Disa e fituan pafajësinë dhe morën e dëmshpërblim. Por më pas kësaj periudhe nuk u fol më kurrë për drejtësi nga viktimat e komunizmit. Pse ata nuk kërkuan në protestat e para jo thjesht një kompensim material, por edhe ndëshkimin ligjor të tyre. Në atëkohë të burgosurit tanë politikë ishin në burgjet famëkeqe. Më i fundit prej tyre është larguar në mars të 91. Të përndjekurit politikë ia besuan mbrojtjen e dosjeve një force politike. Shtresa e të përndjekurve politikë presin që atyre t’u kërkohet falje. Të kthehen në muze burgjet, të ngrihen memorialë për viktimat e diktaturës.

Lexo edhe :  Berisha takohet me familje të vjetra tiranase: Ky komunitet mund diktatorët!

 

 

Lufta ndaj komunizmit është lufta e kujtesës ndaj harresës sepse regjimet komuniste kërkuan t’ia fshinin atyre kujtesën dhe humanizmin. Ka ardhur koha që PD t’i rikthehet premtimit të saj të hershëm për dekomunistizim, që nuk e lejon shoqërinë të emancipohet. Kjo arrihet duke e ndarë shoqërinë nga mendësia komuniste. Së dyti duke mbështetur një platformë të gjerë idesh. Platforma të diskutohet me ish të përndjekurit, diasporën dhe shoqërinë civile. Ky është detyrimi moral që ne kemi. Një proces i ndarjes me të shkuarës nuk vendos në vend dinjitetin e tyre, por vendos dinjitetin e shoqërisë shqiptare. Nuk mund të ketë një shtet demokratik pa respektuar gjakun e mijëra persona të burgosur dhe pa bërë transparencë ndaj atyre që bënë këto krime. A ka ndonjë parti tjetër që do e marrë përsipër këtë mision? Është vetëm PD.

Në një takim me të përndjekurit politikë pyeta zotin Basha nëse ka vullnetin politik për t’i dhënë fund trashëgimisë komuniste, e ju u përgjigjët pozivitisht. Unë dua t’i besoj këtyre fjalëve dhe jam këtu për të trajtuar këtë çështje me seriozitet”, tha Godole.

Të fundit

E rëndë në Mirditë, 56-vjecari vetëmbytet në rezervuarin e fshtatit, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një person ka humbur jetën. Sipas njoftimit të...

Të afrohesh ushtarakisht me Trump-in në Jemen nuk mund të përfundojë mirë për Britaninë

Politika e jashtme amerikane po e kthen atë në një të përçmuar globalisht – megjithatë sulmi i Laburistëve ndaj Houthive përfaqëson një nivel të...

VIDEO/ Përplasen në ajër tre avionë ushtarakë gjatë shfaqjes në Itali, plagoset një pilot

Një incident ndodhi gjatë një shfaqjeje ajrore të skuadriljes akrobatike italiane Frecce Tricolori në ishullin Pantelleria. Gjatë një prej manovrave të para, dy prej avionëve...

Takim me Gjestin apo…/ Egli Tako ndez rrjetin me FOTON nga Prishtina

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako ka befasuar ndjekësit me një postim të fundit në rrjetet e saj sociale. Përmes një postimi...

Lufta e Tretë Botërore brenda 10 viteve? Europianët nuk kanë besim tek ushtritë e tyre

80 vite pas Luftës së Dytë Botërore, amerikanët dhe europianët besojnë se një konflikt i tretë global edhe më shkatërrues mund të shpërthejë brenda...

Lajme të tjera

Web TV