Omicron prezent në të gjithë Europën, vendet e BE-së shtrëngojnë masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e variantit të ri Omicron ka rritur shqetësimin në Europë dhe shumë vende kanë shtrënguar masat. Kudo udhëtimet këtë fundvit nuk do të jenë të lehta. Gjermania pritet të shtrëngojë masat e hyrjes.

Shqetësimi para përhapjes së variantit Omikron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi të shtunën, (18.12.) kërkuan nga federata që të ashpërsojë rregullat e hyrjes në Gjermani për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se “nëse hyrja në vend bëhet më e sigurtë, kjo ndihmon që të mos përhapet kaq shpejt varianti Omicron.” Shoqëria Gjermane e Spitaleve paralajmëroi nga krijimi i gjendjes së emergjencës në klinika.

Pas konsultimit, ministrat e landeve kërkuan nga federata që në të ardhmen nga mosha 6 vjeç të kërkohet një test PCR negativ para hyrjes në Gjermani, e ky nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Testi antigjen nuk duhet të pranohet më pas kësaj. Kërkesa e tyre zgjerohet; testi PCR duhet kërkuar edhe nga ata udhëtarë që hipin vetëm në një aeroport gjerman. Kreu i konferencës së ministrave të Shëndetësisë, Klaus Holetschek (CSU), tha se “pasagjerët rrinë ulur me orë në një avion, dhe virusi nuk bën dallim mes pasagjerëve që janë tranzit ose vetëm dalin nga aeroporti”.

Austria ashpërson masat

Austria po ashpërson masat për të ulur përhapjen e variantit Omicron në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Vjenë, nga e hëna (20.12) në vend mund të hyjnë vetëm qytetarë me vaksinim tri herë ose të shëruarit nga Corona. Kush nuk ka marrë vaksinën përforcuese duhet të paraqesë një test PCR. Ndryshe udhëtarët duhet të futen në karantinë. Ajo merr fund, nëse pas udhëtimit kryhet një test PCR, i cili del negativ. Nga rregullorja përjashtohen shtatzënat dhe persona që nuk munden për arsye shëndetësore.

Lexo edhe :  Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Nga ana tjetër Zvicra po i lehtëson masat. Por duhet theksuar, se në këtë vend nga fillimi i dhjetorit ka qenë në fuqi rregullorja për hyrjen vetëm me test PCR edhe për të vaksinuarit, nga 20 dhjetori mjafton vetëm një test i shpejtë antigjen 24 orë më parë për të hyrë në Zvicër. Të vaksinuarit e të shëruarit nuk kanë nevojë të bëjnë një test të ri të dytë pas katër osë shtatë ditësh. Rregullorja mbetet në fuqi për të pavaksinuarit./DW

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV