Indeksi i shëndetit: Shqipëria me kapacitete të dobëta në spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

The Economist ka publikuar Indeksin Botëror të Sigurisë në Shëndet. Shqipëria ka shënuar 52.9 pikë, duke u renditur në vendin e 39-të nga 195 ekonomi të marra në shqyrtim.  Për të përcaktuar Indeksin e Sigurisë në Shëndet pikët dhe renditja bazohet në gjashtë kategori kryesore: Parandalim, Evidentim të sëmundjes, Përgjigje, Shëndet, Ligje, dhe Rrezik.

Më dobët në shëndet

Shqipëria, pikët më të ulëta i ka shënuar në kategorinë e shëndetit, me një total prej 35.9 pikë nga 59 që është mesatarja botërore për këtë kategori. Në kategorinë e shëndetit hartuesit e indeksit kanë vlerësuar indikatorë si kapaciteti i klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore, e cila ka shënuar ndër pikët më të ulëta (10.8 nga 100) duke u renditur kështu e 128 në botë nga 195 vende. Po ashtu ka marrë zero pikë për indikatorin mbi praktikat e kontrollit të infeksioneve dhe të disponueshmërisë së mjeteve.

Evidentimi i sëmundjes, dobët me laboratorët

Pikët më të larta Shqipëria i ka shënuar në kategorinë e evidentimit të sëmundjeve, me 74.4 pikë, ndërkohë që mesatarja botërore është 25. Për të përcaktuar pikët për evidentimin e sëmundjeve hartuesit janë bazuar në katër indikatorë, por pikët më të ulëta janë shënuar në sistemin e laboratorëve ku Shqipëria renditet e 87 nga 195 vende me 58.3 pikë nga 100 të mundshme. Po ashtu ka shënuar pikë të ulëta në indikatorin e vëzhgimit dhe raportimit në kohë reale, me 45 nga 100 pikë, apo e renditur në vendin e 75. Por nga ana tjetër Shqipëria ka shënuar pikët më të larta për forcën punëtore për situatat epidemike, si dhe integrimin e të dhënave në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë,, ku renditet në vendin e parë.

Kategoria e rrezikut, dobët infrastruktura e përshtatshme

Edhe pse është një ndër kategoritë ku ka shënuar pikët më të larta, krahasuar me mesataren botërore, Shqipëria ka arritur vetëm 55.7 pikë nga 100 që është mesatarja e përgjithshme. Pikët më të ulëta janë shënuar për indikatorin e infrastrukturës së përshtatshme në shëndetësi, ku janë shënuar vetëm 33.3 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur kështu në vendin e 124. Po ashtu pikë të ulëta janë shënuar edhe në indikatorin e rreziqeve të mjedisit, ku Shqipëria është vlerësuar me 50.4 pikë nga 100 të mundshme duke u renditur kështu në vendin e 119. Edhe për rreziqet e lidhura me sigurinë dhe politikat e ndërmarra Shqipëria pozicionohet në vendin e  88-të, me një total pikësh prej 64.3.

Lexo edhe :  Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Ligjet, më dobët në financim

Për sa i përket kategorisë së ligjeve, Shqipëria ka shënuar 53 pikë, ndërsa mesatarja botërore për këtë 65. Pikë të ulëta për këtë kategori i ka shënuar në indikatorin e financimit, ku Shqipëria renditet e 108 me 33.3 pikë në total. Po ashtu pikët kanë qenë të ulëta për sa i përket angazhimit ndërkombëtar të Shqipërisë me 46.9 pikë, e renditur në vendin e 81. Për këtë kategori pikët më të larta janë shënuar për indikatorin që i referohet marrëveshjeve ndërkufitare në përgjigje të emergjencave të shëndetit publik, ku Shqipëria renditet në vendin e parë në botë dhe është vlerësuar me 100 pikët e mundshme.

Përgjigje ndaj emergjencave, pika e fortë kufizimet e udhëtimeve dhe tregtisë.  Një tjetër kategori e rëndësishme është edhe përgjigja ndaj krizave të tilla shëndetësore. Shqipëria ka shënuar 52 pikë nga 100 të mundshme, por mesatarja e përgjithshme botërore është shumë më e ulët, me rreth 34 pikë.

Për sa i përket kësaj kategorie, indikatori i kufizimit të udhëtimeve dhe tregtisë ka shënuar pikët më të larta të mundshme, ku Shqipëria vlerësohet me 100 pikët e mundshme duke u renditur në vendin e parë. Po ashtu edhe nëpër sa i përket indikatorit të rrezikut në komunikim, ku Shqipëria ka shënuar po 100 pikë. Ndërsa më dobët është vlerësuar indikatori që lidhet me aksesin në komunikim, duke u renditur në vendin 86.

Parandalimi, më dobët se mesatarja botërore

Parandalimi i sëmundjeve është shumë i rëndësishëm për të frenuar përhapjen e sëmundjeve. Në total Shqipëria ka shënuar në këtë kategori 43.8 pikë nga 57 pikë që është mesatarja botërore për këtë kategori. Për përcaktimin e këtyre kategorive janë vlerësuar 6 indikatorë, ku përfshihet rezistenca antimikrobike, sëmundjet e kafshëve, siguria bio, imuniteti dhe përdorimi i dyanshëm dhe i përgjegjshëm i shkencës.

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV