Kukësi mposht Partizanin dhe kap kreun e Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stadiumi “Loro Boriçi” i sjell fat Kukësit. Pasi mposhtën Tiranën 2-1, verilindorët bënë të njëjtën gjë edhe ndaj Partizanit, vetëm se kësaj here suksesi erdhi me përmbysje, teksa po humbnin në pjesën e parë 0-1. Me këtë fitore, Kukësi mban vendin e parë provizorisht, duke i bërë presion Tiranës, që luan me Teutën në orën 19:45.

Ishin të kuqtë ata që shënuan të parët në minutën e 11-të me anë të Mustës. Partizani u duk më i freskët dhe këmbëngulës në pjesën e parë, por dalëngadalë Kukësi hyn në lojë dhe krijoi rastet e veta, por pa mundur do të shënojë në këtë fraksion.

Për të ardhur në minutën e 70-të, kur barazohet rezultati. Musta kthehet nga “engjëll, në “djall”, duke shënuar një autogol vërtet të pafalshëm, pasi nuk pa daljen e portierit dhe pasoi në drejtim të portës së boshatisur.

Nga ky gol verilindorët marrin zemër dhe në minutën e 83-të kalojnë në avantazh me Taipin. Kombinim shumë i mirë në hyrje të zonës dhe ky i fundit nuk fal me një gjuatje perfektë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Partizanit. Të besuarit e Diego Longos mbrojnë rezultatin deri në fund, duke u kthyer te fitorja pas dy ndeshjeve, ndërsa Partizani bie menjëherë pas triumfit në derbi me Dinamon.

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV