I duhej të ndërronte baterinë e makinës, finlandezi hedh në erë mjetin kur mësoi çmimin që do paguante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas finlandez i cili u “trondit” nga kostoja marramendëse që i duhej të paguante për të zëvendësuar baterinë për makinën e tij Tesla Model S, vendosi ta hidhte në erë mjetin e tij.

Pronari i Teslas tha se humbi besimin në kompaninë e Elon Musk pasi iu kërkua të paguante 20,000 euro për një bateri të re për makinën e tij.

Ai ishte një blerës i hershëm i këtij produkti që në vitin 2012 ndaj  garancia kishte skaduar.

Në vend që të blinte baterinë ai kontaktoi blogerët nga kanali lokal Pommijätkät në YouTube, të cilët janë të specializuar në hedhjen në erë të gjërave. Makina e tij u dërgua në një një gropë piktoreske të mbuluar me borë diku në shkretëtirën e Finlandës dhe u ngarkua me 30 kilogramë dinamit.

Para shpërthimit, një manekin me fytyrën e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, u vendos në sediljen e shoferit.

Shpërthimi masiv që e ktheu makinën elektrike në një grumbull rrënojash u filmua nga disa këndvështrime  duke i entuziazmuar të gjithë, përfshirë dhe pronarin e makinës.

Një Tesla Model S aktualisht kushton pothuajse 95,000 dollarë në versionin e tij me dy motorë,  ndërsa në  variantin me tre motorë  kushton rreth 130,000 dollarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tuomas Katainen (@bbombsu)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tuomas Katainen (@bbombsu)

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV