“Urdhrin për 21 Janarin e dha Lulzim Basha”/ Kreu i PD i përgjigjet Arben Imamit dhe zbulon si qëndron e verteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Lulzim Basha komenton për herë të parë deklaratat e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Ky i fundit 5 ditë më parë u shpreh se urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit në 21 janar e kishte dhenë Ministri i Brendshëm, që në atë kohë ishte Basha.

Kreu i PD i quajti “mjerim i madh” këto akuza dhe tha se Imami ëhstë ndjerë i detyruar t’i bëjë ato.

“Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale dhe proces gjyqësor për 21 janarin. Ky proces ka sjell dhe dënime. Nëse dikush ka dicka për mua për atë ngjarje, unë nuk i fshihem askujt. Unë nuk kam asgjë për të shtuar për atë ngjarje.

Të biesh në këtë nivel është mjerim i madh. Nuk e di çfarë e ka detyruar. Nëse zotëria në fjalë e ha turpin me bukë, le ta hajë. Po nëse ka diçka, unë jam politikani më i akuzuar dhe nuk i jam fshehur kurrë drejtësisë. Nuk i fshihem drejtësisë sepse nuk kam gjë për të fshehur”, u shpreh Lulzim Basha në “Real Story”.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me postin e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV