Nusret takon nënën pas dy vitesh, rrjeti shpërthen në kritika kundër milionerit turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milioneri turk, Nusret Gokce ka ngjallur kritika pasi ka shpërndarë një video të një ritakimi pas dy vitesh me nënën e tij në shtëpnë e saj. Fansat e kanë kritikuar më së shumti për shtëpinë modeste të familjes së tij, dhe për faktin se gjatë takimit me nënën ka mbajtur syzet e vëna.

 

38-vjeçari, i lindur në Turqi, u bë i famshëm nga një seri videosh dhe memesh që u bënë virale në internet. Fama e tij erdhi nga videoja, “Ottoman Steak”, e postuar më 7 janar 2017, e cila mori më shumë se 10 milionë klikime në Instagram, dhe në atë moment ai mori edhe nofkën “Salt Bae” për shkak të mënyrës së kriposjes së mishit.

Ai zotëron më shumë se 15 restorante në qytete anembanë botës, duke përfshirë Dubain, Majamin dhe Londrën, me të famshëm si Conor McGregor, P Diddy, David Beckham dhe Leonardo DiCaprio që thuhet se janë fansa të këtyre vendeve.

 

Pjatat në restorantet e Nusret janë jashtëzakonisht të shtrenjta, ku një biftek i mbuluar me ar në restorantin e tij në Londër raportohet se kushton mbi 1,400 paund.

Pavarësisht kësaj, videoja e ritakimit që ai shpërndau, ku dukej ai duke përqafuar nënën e tij, përpara të uleshin në divan për një bisedë, tregonte edhe detaje në shtëpinë e prindërve të tij e cila dukej disi modeste për shtëpinë e prindërve të një milioneri.

Salt Bae e shpërndau videon në Instagram, duke shkruar thjesht ‘Pashë nënën time pas dy vjetësh’.

Ai ka mblodhi më shumë se 4 milionë shikime në vetëm 15 orë, dhe mijëra komente, pozitive dhe negative dhe këshilluese. Pjesa më e madhe e komenteve ishin kritika drejt tij.

Lexo edhe :  “Librin e marr në plazh si aksesor për foto”, modelja “ndez rrjetin” me deklaratën

Njëri shkroi: ‘Ti ke kaq shumë para, si nuk po jeton nëna jote në një rezidencë?’

 

Një tjetër shtoi: ‘Pas 2 vitesh??!!!! Pse??!!!! Dhe pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit tuaj. Ti je i pasur tani!!’

 

Një i tretë thirri me shkrim: ‘Bleji nënës tëndë një shtëpi të re!! Sa turp !!!!!!!!! Bëj diçka për të!!! Ajo nuk jeton! Është shumë keq që ajo të shohë djalin që ka gjithë këto para që nuk e viziton dhe e lë të qëndrojë në një shtëpi si kjo.’

 

Ky nuk ishte motivi i vetëm për komentë negative drejt Nusret, ku komentuesit në  Instagram shpërthyen gjithashtu për “zakonin’’ e tij të mbajtjes së syzeve, duke vënë në dukje se ai nuk i hoqi syzet e diellit gjatë takimit me nënën.

Njëri shkroi: ‘Baba, kur te shoh!!! Hiqi syzet, është mami.’

Një tjetër tha: ‘Wtf  njeri. Hiqi syzet. Mbylle atë këmishë. Ke kaq shumë para. Vizito nënën tënde çdo muaj. Turp.’

Megjithatë, disa komente ishin më pozitive, ku disa e mbronin shefin e famshëm të kuzhinës dhe të tjerë komentonin lidhjen e ngushtë që ai duket se ka me nënën e tij.

Një fans shkroi: ‘Ndoshta ajo është e lumtur në shtëpinë e saj. Mos u nxito të gjykosh.’

Dhe njëri tha: ‘E bukur…një dashuri e vërtetë mes nënës dhe djalit’.

Një tjetër përdorues i Instagram-it ka shkruar: “Ti je një djalë shumë i denjë për prindërit e tu! Dhe suksese në punën tuaj.’

https://www.youtube.com/watch?v=fH7Vb24g6HU

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV