Në skemë futeshin 2 gra/ Goditet banda e shqiptarëve në Itali që bënte namin me vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

esë persona me shtetësi shqiptare, dy gra dhe tre burra, kanë rënë në prangat e policisë italiane në Pordenone pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në dyqanet luksoze të veshjeve në të gjithë Italinë. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se banda shkonte çdo herë nga Shqipëria, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh me të njëjtën teknikë të përdorur disa herë dhe më pas ktheheshin në atdhe.

Arrestimet dhe ndalimet u vërtetuan nga gjyqtari hetues pranë Gjykatës së Pordenones. Po ashtu u sekuestruan mallra me vlerë rreth 8 mijë euro, të ardhura nga vjedhjet e kryera. Hetimet nisën shtatorin e kaluar pas denoncimit të avokatit të H&M për një sërë vjedhjesh veshjesh në dyqanin në Gran Fiume, në provincën e Pordenones. Vetëm në muajt shtator deri në dhjetor në Friuli Venezia Giulia dhe Veneto, banda dyshohet se ka kryer të paktën 14 vjedhje.

Skema e vjedhjes ishte e tillë: Dy gratë hynin në dyqane dhe i fshihnin rrobat mes rafteve, ku më pas gjendeshin nga dy burra. I treti qëndronte jashtë dhe vëzhgonte ambientin. Banda e shqiptarëve ka kryer disa vjedhje gjatë një dite. Pas arrestimit, ata janë dërguar në në burgjet e Padovës, Veronës dhe Venecias.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV