Dënimi i shoferit të kamionit shkakton bujë, 4.5 milion njerëz nënshkruajnë peticion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nëse do të kisha diskrecionin, nuk do të ishte dënimi im”, tha gjyqtari pasi Rogel Aguilera-Mederos u dënua. Kamioni i tij ishte futur në trafik në një rrugë malore në Kolorado në prill të vitit 2019, duke vrarë katër persona. 26-vjeçari u dënua me 110 vjet burg, ndërsa gjyqtari tha se ishte i detyruar ta shqiptonte.

Dënimi shkaktoi bujë. Rreth 4.5 milionë njerëz kanë nënshkruar një peticion në Change.org duke kërkuar mëshirë. Edhe Kim Kardashian i është bashkuar nismës në rrjetet sociale. Ajo postoi në Twitter duke i bërë thirrje guvernatorit të Kolorados “të bëjë gjënë e duhur”.

Një jurist anonim në këtë çështje i tha stacionit lokal të Fox: “Unë qava, pas dënimit.”

Guvernatori Jared Polis thotë se zyra e tij po shqyrton çështjen dhe prokurori i qarkut i ka kërkuar gjykatës të rishqyrtojë dënimin.

Drejtuesit e kamionëve njoftuan në mediat sociale se do të bojkotojnë Koloradon pas vendimit.

Aguilera-Mederos po transportonte lëndë drusore në ultësirën e Maleve Shkëmbore kur ndodhi përplasja vdekjeprurëse.

Kamioni u fut në tatëpjetë në trafik të palëvizshëm, si pasojë e përplasjes me automjetet të tjera shpërtheu në flakë. Katër persona, Stanley Politano, 69 vjeç, William Bailey, 67, Doyle Harrison, 61 vjeç dhe Miguel Angel Lamas Arellano, 24 vjeç humbën jetën.

Aguilera-Mederos u tha zyrtarëve se frenat e tij kishin dështuar dhe se ai kishte bërë të pamundurën për të shmangur automjetet e tjera pasi humbi kontrollin e kamionit të tij.

Ai qau në gjykatë dhe iu lut familjeve të viktimave për falje. “Unë nuk jam kriminel,” tha ai, duke këmbëngulur se “nuk kishte menduar kurrë të lëndoj dikë gjatë gjithë jetës sime”.

Por prokurorët argumentuan se 26-vjeçari e dinte se frenat e tij po dështonin. Ata thanë se ai kaloi në mënyrë të rrezikshme midis automjeteve.

Lexo edhe :  “Je ku**ë, majmune”/ Vajzat kapen prej flokësh për një vend parkimi (VIDEO)

Ishte dënimi që ngjalli polemika dhe kërkon rrëzimin e tij. Gjykatësi Bruce Jones i tha gjykatës se sipas ligjit të Kolorados, ai duhej të vendoste dënimin minimal të detyrueshëm dhe se ato duhet të kryheshin në mënyrë të njëpasnjëshme.

Një emigrant kuban, Aguilera-Mederos nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe zyrtarët thanë se në momentin që ka ndodhur aksidenti ai nuk është konstatuar të ketë konsumuar lëndë narkotike apo alkool. Avokatët e tij kanë thënë se ai do të apelojë.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV