Manastirliu urim për Krishtlindje: Të mbrojmë jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi ka uruar për ditën e Krishtlindjes të gjithë shqiptarët, personelin mjekësor dhe punonjësit e qendrave të përkujdesit social.

“Të dashur profesionistë të shëndetit, në shërbim të misionionit që keni zgjedhur, sakrifikoni pa reshtur kohën që mund të kalonit me njerëzit e dashur dhe familjen, për të shërbyer pa orare për ata që kanë nevojë për kujdesin tuaj. Në një kohë kur çdokush mblidhet të festojë me njerëzit e dashur, ju jeni edhe sot duke shërbyer me profesionalizëm dhe dhembshuri në shërbimet tona spitalore sikurse do të jeni në gatishmëri gjatë festave të këtij fundviti. Një falenderim e urim nga zemra për të gjithë kudjestarët, edukatorët, punonjësit sociale, psikologët dhe stafit tonë të mbrojtjes sociale, që rrisin me dhembshurinë e prindit fëmijët pa kudjes prindëror, kujdesen për të moshuarit e vetmuar e për njerëzit me aftësi ndryshe, si në një familje”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit të të tjerëve.

“Sot i jam pranë veçanërisht fëmijëve dhe familjeve të heronjve tanë, heronj të cilët sakrifikuan në mbrojtje të shëndetit të të tjerëve. Mirënjohja jonë mbetet e pakufishme dhe amanetin e prindërve tuaj, për t’iu qëndruar pranë fëmijëve dhe familjeve, do ta përmbushim deri në fund”, nënvozi Manastirliu.

Duke e konsideruar një vit sfidues për profesionistët e shëndetit, Manastirliu thotë se vaksinimi është një akt dashurie në mbrojtjes të jetës.

“Ky vit që po lëmë pas ka qenë veçanërisht sfidues për armatën e mjekëve, infermierëve, vaksinatorët, laboratorët, epidemiologët , urgjentistët, farmacistët e të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse që kanë vijuar pa ndalur përballjen me Covid19 në misionin e tyre jetëshpëtues, por falë sigurisë që vaksina solli mes nesh, ata kanë qenë më të mbrojtur duke siguruar shërbimet ndaj jush”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Balla i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët!

Në fund të urimit Manastirliu u shpreh se: “Dëshiroj për të gjithë që mirësia që përshkron këtë ditë, shpirti i sakrificës, dashuria dhe mbi të gjitha drita e shpresës, të na udhëheqin gjithmonë”.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV