Vdiq së bashku me kunatën në aksident/ Kush është 24-vjeçari që s’arriti të festonte së bashku me familjen Krishtlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lezhë – Kristjan Magjuni, mbeti i vdekur këtë të shtunë në aksidentin e ndodhur në rrugën e Talës në Lezhë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi vetëm 16 vjeç.

Makina tip “Pegeot ” me të cilën po lëviznin, ku drejtues ishte 24-vjeçari ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin ndarës të një shtëpie.

Përplasja ka qenë fatale, bazuar edhe në pamjet e dërguara nga korrespondentja e Lezhës, Brixhilda Deda, ku pjesa e xhamit të përparmë është bërë copash bashkë me anën e majtë të makinës.

Vendi ynë u trondit nga ky aksident tragjik, në ditën më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë, Krishtlindjen, e cila ishte e fundit për të rinjtë.

Ata ishin nisur drejt Talës, ku edhe familja e djalit banonte, për të festuar, gjë e cila nuk ndodhi. Ata nuk shkuan kurrë, ndërsa prindërit po i prisnin me tavolinën shtruar e sytë nga dera.

Të fundit

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një...

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit në...

Begaj pret luftëtarët e parë të UÇK-së: U stërvitën në Surrel

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të enjten në zyrën e tij disa ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me luftëtarët e parë për çlirimin...

Berisha nuk heq dorë: Nuk i njohim zgjedhjet

Komisioni Rregullator ditën e sotme ka certifikuar përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur në 11 maj, 2025. Komisioni Rregullator votoi në parim dhe...

“Qenka si aeroplan!” Statuja e Krishtit kritikohet: Cilësia e punimit, e dobët

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika. Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe...

Lajme të tjera

Web TV