Derbi rezulton fatal, Partizani shkarkon Ilir Dajen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Daja nuk është më trajner i Partizanit. Trajneri kryeqytetas pati paralajmëruar largimin menjëherë pas ndeshjes derbi me Tiranën, ku tha se do të bisedojë me drejtuesit për të vendosur për të ardhmen.

Takimi mes palëve është zhvilluar dhe në fund është rënë dakord që trajneri Daja të largohet nga Partizani dhe se drejtuesit e klubit po kërkojnë për trajnerin e ti.

Ilir Daja mori drejtimin e Partizanit verën e 2020-ës dhe sezonin e kaluar luftoi deri në fund për titullin kampion, ndonëse më pas e mbylli në vendin e tretë, ndërsa këtë sezon pritshmëritë ishin më të mëdha, por skuadra nuk arriti të shfaqë potencialin në fushë dhe humbja në derbin e fundit mes a duket ishte dhe pika kulminante që vendosi ndarjen e rrugëve mes klubit dhe trajnerit.

Në 15 javët e luajtura për këtë sezon, Partizani ka fituar vetëm 4 ndeshje dhe ka arritur të grumbullojë 18 pikë, 15 më pak se Tirana kryesuese, duke komplikuar rrugëtimin drejt titullit kampion, me ‘të kuqtë’ që tani do të duhet të mendojnë më së shumti për një vend në Europë.

Aktualisht stërvitja po zhvillohet nga Dritan Mehmeti, trajner i ekipeve zinxhirë të klubit të kuq, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të punohet për trajnerin e  ardhshëm që do të mbyll këtë sezon./ T.CH

Të fundit

Siguria në burgje/ Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të...

Mbretëria e Bashkuar do të ulë moshën e votimit në 16 vjeç

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se mosha e votimit do të ulet në 16 vjeç për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, në...

“Mos dilni lakuriq në rrugë”/ Qyteti spanjoll “10 mesazhe” për ata që duan ta vizitojnë

Qyteti i Malagës në Spanjë ka rikthyer këtë verë fushatën “Përmirëso sjellen tënde”, duke u bërë thirrje turistëve të sillen me respekt. Mes rregullave të...

‘Paketa e Maleve’/ Tabaku: Qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një tjetër reagim për hapjen...

1996 – Shpërthimi tragjik i Fluturimit TWA 800 mbi qiellin e New York-ut

Më 17 korrik 1996, mbrëmja mbi Long Island u ndriçua nga një shpërthim i tmerrshëm. Një aeroplan i tipit Boeing 747, që sapo ishte...

Lajme të tjera

Web TV