Manja e kallëzoi në SPAK, Rama për gjyqtaren Çela: S’e arreston qeveria por drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtarja e gjykatës cilvile Klorinda Çela, e cila është shkarkuar nga vettingu, u kallëzua nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i kërkoi SPAK që të nisë një hetim. Gjatë një koference për shtyp Manja u shpreh se gjyqtarja ka bërë veprime skandaloze dhe abuzive me detyrën e si gjykatëse, duke thënë se ka bllokuar një investim madhor të qeverisë me vendimmarrjen e saj. Gjyqtarja Çela është denoncuar publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk i përmendi emrin.

Veprimet e fundit të Manjës janë komentuar dhe nga qytetarët të cilët i kanë shkuar kryeministrit. Njëri prej tyre e pyet Ramën se përse nuk e kanë arrestuar gjyqtaren që të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë.

“Po nëse kjo gjyqtare ka bërë këtë vendim arbitrar dhe ju beni një veprim duke e arrestuar dhe duke ja vendosur ne shpine të gjithe pasojat që vijnë nga veprimi i saj”, thotë komentuesi.

Në përgjigjen e tij kryeministrit thotë se nuk e arreston qeveria, por drejtësia, ndaj duhet pasur durim, duke mos e përjashtuar as mundësinë e arrestimit.

“Nuk jemi në vitin 1945 që arrestonte qeveria, po jemi në një sistem ku arrestimet i bën vetëm drejtësia, prandaj durim dhe gëzuar vitin 2022 e me shëndet familjarisht”, shkruan Rama.

Të fundit

Politika, konfuze dhe indiferente me Kosovën

Nga Ben Andoni Politika shqiptare, në këto orë të fundit kur po nis heshtja zgjedhore në Kosovë, nuk është vetëm...

Përfundon tubimi i opozitës, protestuesit shpërndahen në mënyrë paqësore!

Mbyllet protesta e PD dhe opozitës te kryeministria pasi përfundoi fjalën e tij kryetari Sali Berisha. Protesta e nisur rreth orës 17:30 u mbyll...

Berisha shpalos programin në protestë/ Premtimi për rrogat dhe pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalosi në protestën e mbrëmjes së sotme programin e rritjes së rrogave dhe të pensioneve. Berisha tha se PD...

“Jemi të pamposhtur”, Berisha: Nga hiri u ngritëm si feniksi, sot kemi vulë e flamur

Kreu i Partë Demokratike Sali Berisha u prit me ovacione të shumta dhe shpërthime fishekzjarresh teksa u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin...

Berisha “gardh” me truproja, nga kush trembet ish-kryeministri?

E ka cilësuar si protestën më të madhe opozitare, por në fakt grupi më i madh që u vu re në shesh ishte ai...

Lajme të tjera

Web TV