Studimi: Omicron katërfishon antitrupat kundër Deltës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri i kryer së fundi në Afrikën e Jugut, tregon se varianti i ri i Covid i koronavirusit mund të rrisë imunitetin e trupit ndaj shtamit më të rrezikshëm, Delta.

Times of Israel thotë se studimi fillimisht është kryer mbi një numër të vogël njerëzish disa prej të cilëve ishin të vaksinuar, e të tjerët jo, por ndërkohë të gjithë qenë prekur nga Omicron.

Shkencëtarët morën kampione gjaku 14 ditë më vonë nga këta përsona për të parë sesi kishte reaguar trupi dhe a mund ta neutralizonte Omicronin dhe Deltën. Nga 15 vetë që u testuan, dy prej tyre nuk e shfaqën këtë aftësi. Por të tjerët rezultuan me 14 herë më shumë antitrupa ndaj llojit të ri, siç është logjike pas shërimit, ndërsa regjistruan gjithashtu edhe një katërfishim të antitrupave kundër Deltës.

Studimi u drejtua nga Alex Sigal, kërkues në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës, i cili studimet i ka kryer në Izrael. “E prisnim një shtim të reagimit imunitar ndaj Omicronit, por ndërkohë pamë që të tjerët njerëz patën shtim të reagimit imunitar edhe ndaj Deltës”, u shpreh ai.

 

 

Ekspertët afrikano-jugorë sakaq vazhdojnë të këmbëngulin se të prekurit nga Omicron kanë një rrezik më të ulët të shtrimit në spital dhe të sëmurit rëndë, krahasuar me Deltën.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV