Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike për netët e festave, Balluku: Do na e kthejnë në verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sot në një deklaratë për media lidhur me vendimin për të mbështetur Qeverinë e Kosovës sa i takon përballimit të krizës energjetike.

“Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovës gjatë datës 31 Dhjetor dhe 1 Janar., Kemi angazhuar burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje. Pas një dakordësie me drejtuesit e KESH në Kosovës kemi siguruar energji për këto dy data që do të jepen në formën e depozitimit duke kërkuar të rikthehen gjatë sezonit veror.

Do i rikthehen depozitat Shqipërisë gjatë sezonit të verës, nga muaji qershor deri në muajin shtator. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur brezin familjar dhe bizneset e vogla. Në këto kushte kaq të vështira kur çmimi ka arritur në nivele të paperceptueshme qeveria po merr masa për këtë target grup. Është kënaqësi t’i ofrojmë mundësinë qytetarëve të Kosovës të kenë energji elektrike në datë 31 dhe 1″, tha Balluku.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV