Detajet/ Kushëriri e futi në kurth? Si ndihmoi autorët në ekzekutimin e Albi Bashaliut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veiz Bashaliu, është një prej personave të arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit për vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në Peqin.

Albi Bashaliu, 32 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në rrugën e fshatit Gjocaj, aty ku muaj më parë i vëllai kishte vrarë një tjetër person pas një sherri banal.

Pista e hakmarrjes është ajo që po studiohet nga policia, dhe sot pas dy ditësh u bënë arrestimet e para për ngjarjen.

Bëhet e ditur se një prej të arrestuarve është kushëri i viktimës, pikërisht Veiz Bashaliu.

Personi tjetër i arrestuar është Mikel Xhaja, të dy banues në fshatin Gjocaj.

Sipas raportimeve, këta dy persona kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Nga hetimet dyshohet se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Të fundit

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   ...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e...

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e Gazës dhe zonat përreth. Më...

Lajme të tjera

Web TV