Kanuni për Prengën/Doçët nuk përgjigjen, Geshtjenja gati për bè në Kishë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nikollë Shullani, 24 orë pas publikimit të dëshmisë së vëllait të Dodë Prengës, pukjanit të rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur nga grupi i Altin Hajrit nga Shijaku, dëshmi e cila përfshin në njohjen me ngjarjen e drogës në Angli edhe të birin, ka reaguar duke hedhur poshtë çdo detaj të asaj dëshmia. Ai është kontaktuar nga i biri, Gëzim Shullani, që të shkonte në shtëpinë e Lush Doçit dhe të kërkonte besë për jetën e Dodë Prengës. Nuk dihet e saktë dita kur Nikollë Shullani, i njohur në zonën e Shkodrës si person që merret me pajtimin e gjaqeve, të ketë shkuar në shtëpinë e Lush Doçit.

Familja e Doçit kanë thënë se Genti kishte kohë që nuk kishte ardhur në Shqipëri pasi është në kërkim ndërkombëtar por Nikollë Shullani pranon se në fakt ata nuk i kanë kthyer ende përgjigje. As në familjen e Nikë Bletës nuk është pranuar që djali i tyre të ketë lidhje po as ata nuk i kanë kthyer përgjigje sipas zakonit. Ndërkohë ndryshon situata në familjen Gështenja. Është i atij i Korados që pasi është lidhur me të birin, i ka dërguar fjalë Shullanit ashtu siç e do zakoni dhe Kanuni: Unë jam gati t`iu baj be në Kishë me 24 burra ju dhe familjes Prenga se djali nuk ka lidhje me ngjarjen e tyre”! Të dhënat i ka bërë publike vetë Nikollë Shullani ditën e sotme duke folur për ‘Neës 24’ ku ka hedhur dritë edhe mbi pozicionin e të birit në këtë histori horror ku Dodë Prenga u rrëmbye, vra dhe u zhduk pa asnjë gjurmë.

Rrëfimi i ‘plakut’-pajtues gjaqesh!

Po ashtu kryetar i Shoqatës së Misionareve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve ka sqarua dhe pozicionin e tij dhe të djalit në pengmarrjen dhe më pas vdekjen e Jan Prengës. Sipas tij, djali i tij nuk ka lidhje në trafikun e drogës në Angli, por ka ndërhyrë që të ndihmonte në gjetjen e Prengës. “Ka ardhur Anton Prenga, Pjetër Prenga dhe Zef Prenga, vëllai, xhaxhai dhe kushëriri duke me thënë se dyshojmë se disa shtetas nga Shkodra kanë marrë peng Jan Prengën. Unë kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij me ka thënë se kam 8 muaj që nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do të mundohem të flas sepse nuk është në Shqipëri dhe se është në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë.

Lexo edhe :  “Mbështetësit e Veliaj para SPAK”, Berisha: Për 25 vite s’kanë punë në shtet

Familja Doçi nuk më ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo lidhje me rrëmbimin. Kam shkuar të familja Bleta e Martin Bletës por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Gështenja dhe më kanë pritur. Pas disa ditësh më kanë thirrur dhe me kanë thënë se “Korado Geshtenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi të kryej llogaritë me shtetin shqiptar, duke qenë së është në kërkim, është i gatshëm për të bërë be në kishë në praninë e 24 burrave, siç e kërkon Kanuni e zakoni”. Dhe nëse bën këtë betim është i larë sepse të bësh be është gjë e madhe. Më pas unë i kam thënë djalit tim ne Angli, Gëzimit që të flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shumë vitesh. Familjeve në Shkodër i kam thënë që nëse kanë lidhje ta lirojnë Jan Prengën sepse i kam thënë që për çfarë ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorëzanë. Djali ka folur me Astritin dhe i ka thënë që nëse keni marrë mallin, drogën, dorëzojeni, sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun. Astriti e ka dorëzuar drogën, por pengu nuk është liruar.

Djali im, Gëzimi, vetëm i ka pyetur dhe nuk ka asnjë lidhje me drogën dhe nuk është e vërtet se djali im ka marrë drogën nga kontejneri. Sepse kontejneri ka qenë me banane dhe është e pamundur për tu futur. Djali im nuk ka asnjë lidhje përveçse është munduar të ndihmojë dhe të bëjë ndërmjetësin me Prengajt. Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Geshtenjen dhe as Bletën. Jam unë që i kam kërkuar djalit që të flasë me Astritin dhe nuk ia ka kërkuar askush tjetër. Me sa dimë, drogën Astrit Prenga ia ka marrë një anglezi sepse ai i ka patur një borxh prej 700 mijë paund dhe nuk e ka ditur se mund të ketë lidhje kush tjetër. Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askënd tjetër dhe është munduar vetëm të ndihmojë ashtu si unë. Më njohin shqiptarët në gjithë botën dhe kanë respekt sepse kemi zgjidhur shumë probleme. Kanuni ka mbi 500 vite që zbatohet dhe ne nuk e shkelim!” n.k/Fjala.al/

Të fundit

BE: SHBA po nis përplasjen. Ironia e Scholz: Mbrojmë demokracinë nga armiqtë e saj

Europa iu është përgjigjur deklaratave të zevendespresidentit amerikan JD Vance se demokracia dhe vlerat themelore te kontinentit janë në...

Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e...

Kur daton dhe çfarë mesazhi përcjell “Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët”?

Më 15 shkurt, Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët na kujton se nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar. Në fakt, një ditë pas...

U shtrua në spital pas probleme shëndetësore, si paraqitet gjendja e Papa Françeskut

Papa Françesku,  i shtruar në Gemelli për një infeksion të traktit respirator, “pushoi gjithë natën dhe nuk pati asnjë episod shqetësues, shkruajnë mediat italiane. Testet...

Rama: Shqipëria s’do të marrë refugjatë nga Palestina

Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në...

Lajme të tjera

Web TV