Të zbukurosh festat me artizanët e Gjirokastrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suveniret në gurskalitje kanë tërhequr edhe interesimin e turistëve, të cilët vizitojnë zonën muzeale, në këto ditë të festash

Nga Blerim Kore

Dalta e drugdhendësit godet ritmikisht copëzën e drurit, ndërsa mbi të ka nisur të ravijëzohen format e një bredhi, simbolikës së festave të fundvitit. Përgjatë këtyre ditëve mjeshtri drugdhendës Anastas Petridhi ka përgatitur një sërë suveniresh karakteristike, me motive nga festat e fundvitit.

Me gjithë temperaturat e ulta të motit, në qendrën e tij të artizanatit, në Pazarin tradicional të Gjirokastrës, vazhdimisht ka lëvizje. “Përgjatë kësaj periudhe festash kam realizuar në drugdhendje zbukurime dekorative”, shprehet drugdhendësi gjirokastrit, ndërsa me daltë vazhdon të ravijëzojë konturet e bredhit në copëzën e drurit. “Ne, artizanët e Pazarit të gurtë, tashmë e kemi bërë traditë që në periudhën e festave të fundvitit të përgatitim punime dhe suvenire karakteristikë, për zbukurimin e mjediseve apo për t’i patur si kujtim nga udhëtimi i fundvitit në Gjirokastër”, pohon drugdhendësi Anastas.

Në mjediset e qendrës së tij të artizanatit janë ekspozuar dekoracione të ndryshme, të gdhendura në dru apo punuar në pirografi, bredhat simbolikë të festës, punime dhe ornamente me motive floreale, etj të gjitha të realizuara me kujdes dhe pasion.
Për mjeshtrin drugdhendës krahas dobishmërisë për zbukurimin e mjediseve, kryesisht familjare, këto punime karakteristike janë edhe një mënyrë urimi për festat e fundvitit. “Gjatë këtyre ditëve në Gjirokastër ka patur dhe turistë, të cilët kanë marrë si suvenir nga udhëtimi i tyre punime dhe suvenire karakteristike”, shprehet drugdhendësi gjirokastrit. Motivet e festave të fundvitit kanë tërhequr edhe artizanet e qëndisjes tradicionale.
Qëndistarja Vjollca Mezini, e cila administron një biznes të përgatitjes se qëndisjeve karakteristike, shprehet se gjatë këtyre ditëve ka realizuar punime të larmishme, për zbukurimin e mjediseve familjare. “Suveniret e qëndisura me dorë, në mënyrë karakteristike, si çentrot, dantellat, mbulesat e tavolinave, zbukurimet e ndryshme, etj kanë tërhequr vëmendjen e banorëve por edhe turistëve”, shprehet qëndistarja gjirokastrite.

Lexo edhe :  Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

Në mjediset e qendrës së artizanatit që ajo administron nuk mungojnë dhe zbukurimet e përgatitura për bredhin e festave. “Është një mënyrë e veçantë që banorët dhe turistët gjithmonë e më shumë kërkojnë zbukurime të tilla, sepse jo vetëm hijeshojnë festat por është interesim dhe mbështetje për traditën dhe artizantin”, shprehet qëndistarja Vjollcë.
Pjesë e suverireve të realizuara prej saj janë edhe punimet në qëndisje me simbolikat e Gjirokastrës së gurtë si: Qafa e Pazarit, kalaja apo komplekset muzeale. “Punime të tilla në qëndisje me dorë preferohen gjithmonë e më shumë nga turistët, të cilët i marrin si suvenir nga udhëtimi i fundvitit në qytetin tonë”, pohon qëndistarja gjirokastrite. Natyrshëm suvenireve karakteristikë të realizuara gjatë festave të fundvitit, nga artizanët në Gjirokastër, nuk kanë si t’i mungojnë punimet në gurgdhendje.

Mjeshtri artizan Ermal Makri ka realizuar në gurskalitje punime të tilla, mjaft interesante. “Pjesa më e madhe e tyre janë suvenire të gdhendura në gur kryesisht me motive floreale apo zbukurime për mjediset e ndryshme, në këtë atmosferë të fundvitit”, shprehet mjeshtri gurskalitës.

Suveniret në gurskalitje kanë tërhequr edhe interesimin e turistëve, të cilët vizitojnë zonën muzeale, në këto ditë të festash.

Falë punës dhe talentit të artizanëve gjirokastritë, suveniret karakteristikë të përgatitur prej tyre, tashmë janë pjesë e atmosferës së festave dhe një tërheqje e këndshme për turistët, që vizitojnë në këtë fundviti Gjirokastrën.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV