Rama inspekton kantierin e rindërtimit në zonën e Spitallës: S’ka asgjë që na ndalon. Durrësi brenda dekadës do të jetë në hartën e botës si një nga qytetet më të njohura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar kantierin e rindërtimit në Spitallë të Durrësit, aty ku po punohet për lagjen e re të financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve, Mohammedbin Zayed Al Nahyan.

Për këtë projekt është ngarkuar kompania Emaar Group, e cila gjithashtu do të bëj dhe realizimin e projektit të Portit të ri të Durrësit. Drejtuesi i kësaj kompanie, Mohamed Alabbar, u shpreh i bindur se Durrësi brenda kësaj dekade do të jetë një qytet tepër i njohur në botë. Një ambicie të tillë shprehu edhe kryeministri.

Mohamed Alabbar: Dua t’ju përgëzoj që e kaluat këtë dhe mundët ta menaxhonit sepse ishte një katastrofë e jashtëzakonshme njerëzore.
Edi Rama: Ajo që ju keni bërë është e pa çmuar. Që po e bëni këtë realitet. Mbreti premtoi të na vinte në ndihmë me këtë mbështetje kaq të madhe. Ja ku jemi. Tashmë fondet e Abu Dahbit janë në drejtim të mbarë

Edi Rama: Tua bësh jetën më të mirë se para tragjedisë dhe në këtë zonë, i detyrohemi shprehjeve publike të mirënjohjeve sepse është sasia më e madhe e parave që erdhi për mbështetje të drejtpërdrejtë. Praktikisht dy ndërhyrjet më të mëdha për strehimin janë kjo që është më e madhja dhe ajo që bëri presidenti Erdogan në Laç. Ata bënë të mundur që 2500 apartamente të bëheshin. Është drejtimi juaj, pasioni, këmbëngulja, marrëdhënia që jemi bërë bashkë. Ne kemi një shprehje: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Kemi një ndihmë të rëndësishme nga BE për shkollat. Ne kemi financuar gjysmën e projektit dhe gjysma po financohet nga ata.

 

 

Të fundit

Akuzat e Berishës ndaj “NYT”, Ngjela: Kur ligësia të ka pushtuar mendimin, nuk di ç’thua

Avokati Spartak Ngjela ka ironizuar akuzat e Sali Berishës ndaj gazetarit të New York Times se ka marrë 150...

Raporti, vetëm 20% e pushuesve të huaj që vijnë në Shqipëri flenë në hotele

Vitin e kaluar, 11.7 mln shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë, por vetëm 2.2 mln prej tyre kanë qëndruar në hotele dhe struktura të...

Pediatria e re në QSUT/ Rama: Rritet buxheti për shëndetësinë

Spitali i  Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të  ofrojë shërbim për pacientët e vegjël me kushte dinjitoze. Rikonstruksioni i...

“PD është peng i Berishës”/ Haklaj: Saliu nuk kërkon pushtetin, por pazare politike

Primaret në PD janë sajesë, dhe kontrollohen nga Sali Berisha, pasi shumica e emrave në lista janë përcaktuar, si tek të mbyllurat, ashtu dhe...

Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, legjenda...

Lajme të tjera

Web TV