“Video Skandaloze”/ Policët në Serbi festojnë me këngë e lavde për gjenocidin në Srebrenicë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Pribojit që dëgjohen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së Sllobodan Millosheviç është cilësuar si skandaloze.

Ne video ata i thurin lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi. Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë dhe është realizuar në një restorant gjatë festës së Vitit të Ri, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar, policët serbë frymëzoheshin me vargje të tilla për të kryer gjenocid edhe në Kosovë, shkruan Telegrafi. Për këtë ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Sipas tij këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.

“O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht.

Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, ka shkruar Kamberi.

Lexo edhe :  Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

https://youtu.be/WeWh-i047HQ

Të fundit

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Lajme të tjera

Web TV