Ishujt Kajman në listën e zezë të BE-së, kujdes me ‘parajsat fiskale’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parajsa fiskale më e madhe në botë gjendet në ishujt Kajman, të vendosur në arkipelagun e Karaibeve, pranë Kubës dhe Xhamajkës dhe Floridas.

Ishujt Kajman janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, që nënkupton një problem për BE-në.

Vendet anëtare të BE-së janë duke marrë një seri masash për të pakësuar humbjet e shkaktuara nga evazioni fiskal. Pjesë e këtyre masave do të jetë dhe futja në listën e zezë të ishujve Kajman, vendim ky që pritet të firmoset javën e ardhshme nga ministrat e financave të 27 vendeve anëtare.

Sipas BE, përllogaritet se nga evazioni fiskal humbjet vjetore janë 608 miliardë euro dhe një nga kontribuuesit kryesorë janë institucionet financiare të ashtuquajtura “offshore” të cilat pengojnë transparencën e burimit të fondeve.

Ishujt Kajman kishin shpëtuar deri tani nga lupa e kontrollit të BE pasi duke qenë pjesë e një vendi shtet anëtar të BE nuk përfshihen në një proces kontrolli dhe për to qeveria Britanike ka lobuar për të mos patur një kontroll të rreptë. Me përfundimin e Brexit tashmë situata ka ndryshuar.

Të fundit

BE-ja synon të investojë 200 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen tha se ata synojnë të nisin një investim prej 200...

Pse ka gjithnjë e më shumë minj në qytetet e mëdha?

Ne e dimë se ngrohja globale dhe, në përgjithësi, ndryshimet klimatike shpesh kanë një efekt negativ në specie të ndryshme shtazore - ato modifikojnë sjelljen...

9 ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por...

Skandal në Spanjë, lojtari i Real Madridit rrezikon dënim me pesë vite burg

Një skandal ka përfshirë lojtarin e Realit, Raul Asencio. Ky i fundit rrezikon të dënohet me 5 vite burgim, për shkak të një skandali...

“Prime” i radhës i “BBVA”/ Çfarë pritet të ndodhë sonte?

Natën e sotme do të mbahet “Prime” i radhës i spektaklit të njohur “Big Brother VIP Albania”, dhe ndjekësit janë shumë kuriozë për zhvillimet...

Lajme të tjera

Web TV