Plagosja në hotel, deklarata e 23-vjeçares: Më qëlloi padashje, po festonim nisjen e vitit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçare është plagosur me armë zjarri këtë mëngjes rreth orës 09:20 në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë.

Ajo ka shfajësuar autorin e plagosjes, Fatbardh D. nga Sukthi, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosurën aty.

Vajza, e cila u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka deklaruar se është qëlluar padashje nga i dashuri me të cilin ishte në hotel.

Sipas saj, ai ka qenë i dehur dhe arma i është shkrepur pa dashje.

Largimi nga vendi i ngjarjes është një rrethanë që e rëndon më tej pozitën e autorit të dyshuar për plagosje, ndërsa për policinë rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

Postblloqe janë ngritur për kapjen e 32-vjeçarit në bashkëpunim me policitë e zonave fqinje me Durrësin.

Çifti ka qenë për të festuar nisjen e vitit të ri 2022, por është përfshirë në një ngjarje kriminale që pret të zbardhet më tej nga grupi hetimor.

Të fundit

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste...

Trump-Harvard, Shtëpia e Bardhë kërcënon me ndërprerjen e fondeve federale

Universiteti i Harvardit dështoi të mbronte studentët hebrenj nga ngacmimet, arriti në përfundimin administrata Trump pas një hetimi, duke kërcënuar se do të shkurtojë...

Dokumentet sekrete të 3 ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret

Nga Dashnor Kaloçi Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin...

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 360 ngelës

Sapo janë publikuar notat e provimit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e...

Berat, ra nga kati i tretë i pallatit në ndërtim, ndërron jetë punonjësi

Një punonjës ndërtimi ne Berat ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej. 66-...

Lajme të tjera

Web TV