Hetimet kthehen në “barsaletë”, dosje për rekord Guinness

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Korçës ka kthyer 3 herë me radhë dosjen për vrasjen e Altin Balliut për rihetime në Prokurori. Çështja penale po kthehet në “barsaletë” në Korçë.

Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të kryejë një hetim të plotë dhe gjithë përfshirës, për të pandehurin Olgert Mustafa.

Kjo dosje duhet të hetohej me imtësi të plotë për shkak se kemi të bëjmë me një viktimë të pafajshme dhe nga ana tjetër, me një autor përsëritës të krimit të rëndë të vrasjes, pasi më parë ka qenë i dënuar me 12 vite burgim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të Marko Hysollit.

Por hetimet e paplota të prokurorisë për rastin e vrasjes së Altin Balliut, duket se kanë çeduar në gjykatë, ku për herë të tretë, gjykata ka kthyer mbrapsht dosjen penale, për plotësim hetime. Ky është rasti i parë deri më tani, që një çështje penale kaq sensitive, ku bëhet fjalë për marjen e jetës së një njeriu të pafajshëm, të kthehet plot tre herë nga gjykata në prokurori, ku prokurorit të çështjes i lihen detyra konkrete për të hetuar.

Por sërish detyrat e gjykatës nuk arrihen të plotësohen nga ana e prokurorit të çështjes. Dosja penale dhe mjaft e ndjeshme dhe për familjarët e viktimës, është kthyer tashmë si “barsaletë” në korridoret e prokurorisë së Korçës, ku kjo çështje hetimore është e denjë për të hyrë në rekordin “gines”,ku pas 8 muaj që janë përfunduar hetimit, sërisht gjykata e Korçës i kërkon prokurorit të çështjes të plotësojë dosjen me hetime shtesë pasi ka shumë veprime hetimore të pakryera.

Dy vendime kthimi për rihetim janë marë nga gjyqtarja Fjorela Davidhi dhe i fundit është marë në shkurt 2020 nga gjyqtarja Sonjela Voskopi. Në vendimin e saj gjyqtarja Voskopi,shikon mangësi në hetime të prokurorit të çështjes, të cilin e urdhëron që të rimarë mbrapsht aktet hetimore dhe të kryejë veprime shtesë, duke e detyruar prokurorinë të kryejë një eksperiment, ku të ndërtohet plan-vendosja e autorit të krimit Olger Mustafa dhe 6 personave të tjerë, përfshirë dhe viktimën Altin Balliu.

Lexo edhe :  Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, jepet vendimi për Xhemal Lokën

Gjykata i kërkon prokurorisë që nëpërmjet këtyre dy ekspertëve kriminalistë të hartojë një skicë, të shoqëruar me shpjegimet dhe përshkrime përkatëse, duke qarqësuar vendodhjen e kufomës në raport me vendodhjen e mjeteve të dëmtuara me predhë nga arma e zjarrit, të përcaktohet vendodhja e tre gëzhojave të gjetura në raport me pozicion e viktimës e shumë veprime të tjera hetimore.

Ndër veprimet hetimore është dhe përcaktimi i këndit dhe drejtimit të qitjes që ka bërë, autori i krimit në këtë ngjarje kriminale. E gjithë beteja ligjore tashmë nuk po bëhet për provueshmërinë e autorësisë së këtij krimi të rëndë të ndodhur në Korçë vetëm 17 ditë pas Vitit të Ri 2019, por për mënyrën e kualifikimit të akuzës, ku prokuroria pretendon se kemi të bëjmë me “Vrasje me dashje” dhe jo “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave.

Të dyja këto vepra penale kanë marzh të ndryshëm dënimi, ku me akuzën e “Vrasjes me dashje” që e ka çuar prokuroria, autori i krimit përfiton një dënim shumë më të ulët nga akuza tjetër që pretendojnë familjarët e viktimës.

Vendimi i Gjykatës by Laert Miraku on Scribd

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV