Situata në PD/ Gazetari Qafoku jep zgjidhjen: Në këto momente duhet të gjendet një lloj Franc Vranicki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori Roland Qafoku është shprehur sot kundër përplasjes Basha-Berisha që po ndodh ditët e fundit në kampin e demokratëve.

Sipas Qafokut, PD nuk mund të mbahet me dhunë, dhe as të merret me dhunë. Ai u shpreh se revolucioni më i mirë në kohët moderne është konsensusi mes palëve.

Në analizën e tij, Roland Qafoku shkoi edhe më tej duke thënë se zgjidhja e situatës në selinë blu është gjetja e një lloj Franc Vranicki.

Ky i fundit ka qenë i dërguari i BE dhe OSBE në krizën e vitit 1997 për të arritur një marrëveshje mes palëve, përkatësisht PD dhe PS.

“ Në vitin 1997, Aleksandër Meksi dha dorëheqjen, nuk u zgjodh as Berisha kryeministër, por Bashkim Fino, në atë kohë kryetar i bashkisë Gjirokastër.  Valvula e shkarkimit të këtij presioni të madh është dorëheqja e Bashës dhe moskandidimi i Berishës për kryetar. Kjo besoj do i jepte një zgjidhje situatës në PD” , u shpreh Qafoku.

 

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV