Pse SHBA zgjodhi Shqipërinë për forcat speciale? Dritan Demiraj shpjegon arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koloneli Dritan Demiraj, që nga 2008 deri në 2013 ka mbajtur detyrën e komandantit të Forcave Speciale të Ushtrisë shqiptare e vlerëson si një lajm të madh vendimin e SHBA për të hapur në Shqipëri një bazë të forcave speciale të saj.

Demiraj tha në një intervistë për Zona Zero në Top News se përpjekjet për ta sjellë këtë zyrë në Shqipëri ka pasur ndër vite.

“Një përpjekje është bërë gjatë të gjithë kohës kur isha komandant i forcave speciale, por në atë kohë ishte vendosur në Kroaci, sepse bashkëpunimi mes SHBA dhe Kroacisë ishte më i ngushtë dhe Kroacia kishte edhe kapacitetet ushtarake, njerëzore e financiare më të larta se Shqipëria”, tha ai.

Por pse u zgjodh Shqipëria?

“Shqipëria është zgjedhur si një nga vendet partnere më të besueshme të SHBA, jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe në fushën politike dhe më gjerë. Shqipëria është zgjedhur edhe sepse ofron vende të shkëlqyera stërvitjeje dhe kapacitetet e forcave speciale të shqipërisë janë në nivele të mira.”, shpjegoi Koloneli.

Ai tha se zyra që do të hapet përmban në vetvete forca speciale të të gjitha llojëve, që nga ato të operacioneve të fshehta në terren, deri te forcat speciale të trajnuara kundër krimit kibernetik.

Me transferimin e kësaj zyre, Demiraj paralajmëron qeverinë shqiptare se i shtohet përgjegjësia.

“Duhet ta kuptojë ministria dhe Kryeministri se duhet investuar te forcat speciale të Shqipërisë. Njësia e forcave speciale sot është e plakur. Duhet paga më të mira, që do të garantojnë një qasje tjetër për këtë forcë speciale”, u shpreh ai.

Të fundit

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV