Protesta e Berishës / Kush është deputeti i PD për të cilin Spartak Braho thotë se i rrezikohet jeta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Braho paralajmëroi nga Zona Zero në Top News për skenare dhune gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha ditën e shtunë.

Braho tha ndër të tjera se në këtë protestë, Berisha do të kërkojë një “sakrificë” dhe për këtë është shënjestruar një deputet, mbështetës i Bashës. Ish-deputeti socialist nuk e tha emrin, por shqiptoi inicialet e tij E.A.

Me këto iniciale, deputet i Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit mban postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe në daljet mediatike është shprehur qartë kundër Sali Berishës.

Por çfarë deklaroi Spartak Braho në Zona Zero?

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. Deputeti me inicialet E.A, të ruhet, këtë këshillë ia jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha Braho.

I pyetur se ku ka i ka marrë këto informacione, Braho nuk dha detaje, por paralajmëroi deputetin që të ruajë krahët.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV