Gazetari i kërkon llogari Ramës për vilën në Surrel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sonte për ligjin anti-KÇK dhe aksionet e Operacionit Forca e Ligjit në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur përse aksioni i OFL-së për justifikimin e pasurisë nuk ka nisur nga Kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama është përgjigjur duke thënë se ai dhe të gjithë politikanët e deklarojnë pasurinë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë.

Blendi Fevziu: Pse nuk fillon nga ty për shembull? Pse s’jep ti llogari për vilën tënde, për pasurinë?

Edi Rama: Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse në këtë moment ne kemi një rezervuar, një grup njerëzish të cilët janë të dënuar. Pra i kemi listë të mbyllur. I kemi të akuzuar. Dhe policia në këtë rast nuk bën asgjë tjetër, veçse merr nga regjistri dhe bën të gjitha verifikimet e pronave të tyre dhe bëhet fjalë për pronat e tyre të deklaruara.

Se pastaj këta kanë edhe plot që s’i kanë të deklaruara. Dhe ja çon SPAK-ut. Kush do ta bëjë këtë për mua? Do e bëj vetë unë? Do e bëjë policia? Ka një institucion ku ne kemi deklaruar pasuritë që kur jemi bërë subjekte të deklarimit.

Ashtu sikundër thonë po nga gjykatësit. Gjykatësit, ata që kanë dalë nga Vettingu, kjo drejtësi e re do t’i thërrasi, por nuk do t’i thërrasi policia. Larg qoftë, se s’jemi në vitin ’45. SPAK-u me Gjykatën Speciale do fillojë t’i thërrasi.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV