“PD vdiq politikisht sot, jemi në krizë”, Alizoti: Berisha dhe Basha bashkëfajtorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti shprehu keqardhje për momentin kritik ku ka arritur partia më e madhe opozitare teksa ditën e sotme pati përplasje të dhunshme në selinë blu. Ai fajësoi kryetarin aktual të PD Lulzim Bashën dhe paraardhësin e tij Sali Berisha si personat përgjegjës të krijimit të kësaj krize. Në “ABC News”, Alizoti tha se PD ka vdekur sot politikisht, ndërsa shtoi se Basha është jashtë ccdo koncepti politik.

“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Çdo demokrat që e ka parë atë skenë sot, është që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka ‘vdekur politikisht’. Për cfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina?

Për cfarë duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është aktual në PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokur.

Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, ‘do rri unë dhe vdiqa’. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë cdo lloj sfere, jashtë cdo koncepti politik.

Roja i selisë iku që të mos përfshihej në këtë turp. PD ka nevojë për dinjitet dhe alternativë. Berisha që kam dashur dhe dua duhet të kontribuojë për demokratizimin. Bashën nuk e kuptoj çfarë vazhdon dhe bën më aty.

Lexo edhe :  Dhëndri shijon lirinë pas një viti "arresti shtëpiak", shëtitje me Berishën në Tropojë

Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit, duhet të zgjidhin krizën urgjentisht. Ky akt e fundosi Bashën sot përfundimisht në sytë e mi”, deklaroi deputeti demokrat Tomor Alizoti.

Të fundit

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Lajme të tjera

Web TV