Zbulohet varianti i ri i COVID, “Deltakron”/ 25 rastet e para u regjistruan në këtë shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Qipro, është identifikuar një variant i ri i Covid: një lloj i virusit SarsCoV2 që kombinon variantet Delta dhe Omicron dhe që për këtë arsye është quajtur “Deltakron”.

Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit të bioteknologjisë dhe virologjisë molekulare. Tashmë janë identifikuar 25 raste.

I intervistuar nga Sigma TV, Kostrikis tha se “aktualisht ka bashkëinfeksione Omicron dhe Delta dhe ne kemi gjetur se ky lloj është një kombinim i këtyre dy varianteve”.

Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 prej këtyre rasteve dhe analizat statistikore tregojnë se ato janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital prej Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.

“Do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë, ndaj Delta dhe Omicron,” tha studiuesi, duke theksuar se, sipas tij, mund të zëvendësohet edhe nga varianti shumë ngjitës Omicron.

Të fundit

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Lajme të tjera

Web TV