Sandër Lleshaj reagon për protestën e Berishës: Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për protestën e sotme që u zhvillua para selisë blu ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ky i fundit thotë se sot nuk ndodhi asgjë e re, duke nënvizuar se këto situata vazhdojnë prej tre dekadash.

Lleshaj thotë se frymëzuesi, ekzekutori, filozofia, pjesmarrësit nuk kanë ndryshuar, duke sulmuar ish-liderin Sali Berisha. Ai shton se e vetmja risi ishte shënjestra, Lulzim Basha.

Lleshaj kërkon reagim më të ashpër, duke thënë se “Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë. Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë”.

“NUK NDODHI NDONJË GJË E RE AS SOT
Ishte vetëm një déjà vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë.
I njëjti frymëzues,
të njëjtët ekzekutorë
dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë.
Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve.
Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë.
Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019.
E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra e sulmit.
Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve.
Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë.
Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë.”, shkruan Lleshaj.

Të fundit

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro,...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata paguan 65 milionë euro për...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Lajme të tjera

Web TV