Ju kujtohet foshnja në kaosin e Afganistanit? Bashkohet me familjen pas 5 muajsh e zhdukur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Foshnja, foto e së cilës u bë virale në të gjithë botën teksa kalonte nga duart a afganëve në ato të ushtarëve amerikane gjatë kaosit me talebanët, është bashkuar më në fund me të afërmit.

Sohail Ahmadi ishte vetëm dy muajsh kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga Afganistani pasi shteti ra në duart e talebanëve.

Pas një historie të Reuters të publikuar në nëntor me fotot e tij, foshnja u gjet në Kabul ku një taksist 29-vjeçar i quajtur Hamid Safi e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur vetë.

Pas më shumë se shtatë javë negociatash dhe lutjesh, dhe një ndalimi të shkurtër nga policia talibane, Safi më në fund ia dorëzoi fëmijën gjyshit të tij të gëzuar dhe të afërmve të tjerë në Kabul.

Tani ata kërkojnë që ai të ribashkohet me prindërit,  vëllezërit e motrat e tij që u evakuuan muaj më parë në Shtetet e Bashkuara.

Të fundit

SONDAZHI / 64% e shqiptarëve nuk kanë besim tek opozita e Sali Berishës

Besueshmëria e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha vijon të mbetet në nivele të ulëta. Vetëm 31% e shqiptarëve...

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit ka zhvilluar një model të ri të quajtur “Probabiliteti i Zjarrit”, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar...

Katër të plagosur në Tiranë, Karamuço: Detaji që tregon se atentati ishte i planifikuar

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se atentati i ndodhur në Tiranë, me 4 të plagosur mund të jetë i planifikuar, pasi është gjetur...

Euro nuk ndal rënien, zbuloni me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Ditën e sotme më 18 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.7 lekë dhe shitet me 88.2 lekë. Euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet...

Ulen temperaturat me 5 gradë/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Temperaturat janë...

Lajme të tjera

Web TV