VIDEO/ Vjena nuk ka qenë kurrë kaq e bukur, flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbukurojnë kullën “UNIQA”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fasada e “UNIQA Tower” në Vjenë u ndriçua këtë fundjavë me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

7000 metrat katrorë LED në selinë qëndrore të kompanisë gjigande të sigurimeve u zbukuruan nga 18 flamujt e shteteve ku UNIQA operon e ku nuk mund të mungonte Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, tre shtete ku përmes SIGAL kompania austriake po arrin suksese të mëdha.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe njeriu që solli në trojet shqiptare gjigandin austriak të sigurimeve, z.Avni Ponari.

Sipas CEO-s së SIGAL UNIQA Group Austria, kjo kullë, simbol i Vjenës, nuk ka qenë kurrë kaq e bukur dhe madhështore.

“Një ditë e veçantë sot në Vjenë, në Kullën UNIQA do të valëvitet flamuri shqiptar krahë 17 vendeve të tjera ku UNIQA është e pranishme. SIGAL e solli  UNIQA Insurance Group në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë garanci tregut të sigurimeve në të tre vendet. Ne jemi krenarë që Vjena do të valëvisë së bashku flamuret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej kohës së ndërtimit, kjo Kullë nuk ka qenë kaq e bukur e madhështore sa sot”, shkruan në Facebook-un e tij CEO i SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z.Avni Ponari.

 

 

HISTORIKU I BASHKËPUNIMIT SIGAL-UNIQA

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Austri, UNIQA Insurance Group i cili është aksioneri më i madh me rreth 87% të aksioneve.

UNIQA GROUP është një prej kompanive lider në tregun e sigurimeve të Austrisë dhe të Europës Qendrore dhe asaj Lindore. Mbi 23,500 punonjës iu shërbejnë mbi 15.5 milionë klientëve në 18 shtete.

Lexo edhe :  Parku Kombëtar i Vjosës/ Jo më depozitime mbetjesh buzë lumit

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Me 21% të tregut, UNIQA është është kompania e dytë më e madhe në Austri.

Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UNIQA Group Austria kompaninë lider, më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë, Jetë dhe Fond Pensioni Privat.

SIGAL UNIQA Group Austria është një grup rajonal sigurimesh me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh.

SIGAL është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV