Situata me COVID-19/ VOA: Java e fundit shënoi rritjen më të madhe të rasteve që nga fillimi i pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, java e fundit shënoi rritjen më të madhe të rasteve të reja me Covid që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në total, nga 4 janari deri sot, janë regjistruar 9267 të infektuar, gati trefishi i rasteve të javës pararendëse.

Mesatarja ditore e të infektuarve rishtazi, rezulton të jetë prej më shumë se 1300 rastesh, ose 4 herë më shumë se mesatarja ditore në muajin dhjetor.

Gjatë javës së fundit edhe testimet shënuan gjithashtu një rekord me një total prej gati 45 mijë tamponësh. Megjithatë, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u ngjit dukshëm, duke kapur nivelet e 20.6 përqind, nga 12.5 që ishin një javë më pare, dëshmi e një përkeqësimi të fortë të gjendjes. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

E hëna ishte dita me më pak raste, kur dhe testimet po ashtu u ulën.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 793 qytetarë, në 41 nga 61 bashkitë e të gjithë vendit: 493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnjë, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, dhe nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.

Lexo edhe :  Kamerat ju kapin, gjobë kush hedh mbeturina

Situata në spitale pati një përkeqësim të lehtë dhe deri sot pasdite të shtruar ishin 129 pacientë nga të cilët 15 në gjendje të rënduar. Ndërkohë që në total, gjatë 7 ditëve të fundit, pati 19 viktima, ose dy humbje jete më pak se një javë më parë.

 

 

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar mbi 3200 të vdekur, dhe mbi 220 mijë raste, nga të cilat, mbi 150 mijë, gjatë vitit të shkuar./VOA

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV