Bëje për jetën, jo për gjobat/ Nëse do vendosnin rripin e sigurimit, sot shumë të rinj mund t’i kishim mes nesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendosja e rripit të sigurimit është një kulturë që për shqiptarët duhet të shihet si e domosdoshme për sigurinë e jetës dhe jo thjesht për t’i shpëtuar masave disiplinore të Policisë.

Në përgjithësi moshat e reja, sfidojnë Policinë, por edhe vdekjen duke ecur me shpejtësi, por duke mos vënë as rripin e sigurimit.

Një sërë aksidentesh të ndodhura, normalisht nuk mund të parandaloheshin prej rripit, por humbjet e jetëve dhe dëmtimet fizike ndoshta mund të ishin evidentuar.

Një kthesë e gabuar në kryqëzim i mori jetën Alida Spahiut dhe plagosi Denisa Doku, dy vajzat që po udhëtonin me makinë tip “Smart” në Kamëz, në vitin 2020.

Eksperti rrugor, Artur Sulçe tha se përplasja nuk ka qenë aq e rëndë sa për të sjellë vdekjen, por pasagjerja Alida Spahiu nuk ishte e lidhur më rripin e sigurimit. Kjo gjë mund të kishte shmangur tragjedinë dhe Alida mund të ishte mës nesh sot.

Jo më larg se 4 muaj më parë, një i ri nga Mitrovica humbi jetën në një aksident tragjik në Gjermani. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ndoshta vdekja mund ta kishte kursyer 23-vjeçarin nëse një veprim që do i merrte vetëm 2 sekonda kohë nuk do të kishte munguar

Dy vajza të reja mbetën të vdekura dhe një tjetër u plagos në një aksident të ndodhur në Itali në nëntorin e vitit të kaluar, ku njëra nga viktimat ishte me origjinë shqiptare. Edhe për këtë ngjarje pavarësisht se aksidenti ishte tepër i rëndë, autoritetet raportuan se pasagjeret nuk i kishin vendosur rripat e sigurimit.

Jo vetëm kaq, por shumë raste të tjera janë raportuar nga autoritetet në të njëjtat rrethana, ndaj kjo gjë duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë drejtuesit e mjeteve, por edhe pasagjerëve. Jo vetëm drejtimi i mjetit me kujdes, por edhe vendosja e rripave të sigurimit duhet të jetë një kulturë për mbrojtjen e jetës dhe jo thjesht për t’i shpëtuar gjobës sepse kështu, mund të shpëtohen jetë…

Lexo edhe :  A ka marrë leje të posaçme Malltezi nga SPAK për të shoqëruar vjehrrin në Kosovë?

 

Të fundit

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Lajme të tjera

Web TV