Përfundon takimi me “Venecian”, Basha: Jemi në krizë kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar takimi i kryeopozitarit Lulzim Basha me delegacionin e “Komisionit të Venecias”. Duke e konsideruar të frytshëm takimin, Basha theksoi gjithashtu se vendi ndodhet në krizë të thellë kushtetuese.

“Shenjat janë lëvizjet e javëve të fundit që nuk pret as Komisionin e Venecias por çon për miratim akte të tjera që kapin kushtetetuën. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Rruga e daljes është e qartë. Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur një zgjidhje për shqiptarët. Opozita bashkë me qytetarët do marrin vendimet për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”, tha Basha.

Delegacioni i Venecias ndodhet në Tiranë për të mbledhur fakte mbi opinionin e kërkuar për emërimin e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV