Zhvillimi ekonomik i Kosovës, gjatë vitit 2021 dhe parashikimet për vitin 2022…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Jakup Bellaqa

Sa i përket  zhvillimeve ekonomike të ekonomisë Kosovare, për vitin 2021, trendet zhvillimore më gjithë sfidave dhe vështirësive të mëdha që ka kaluar, mund të theksojmë dhe vlerësojmë në bazë te dhënave burimore të besueshme zyrtare se ka pasur dhe trende pozitive.

Megjithatë, edhe pse në vitet paraprake ka pasur rënie, në keto vite ka pasur rritje ekonomike diku rreth 9.9% sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në ketë aspekt duhet të ceket edhe një element tjetër që ka pasur rritje apo impute në ekonominë Kosovare, është diaspora ku në vitin 2021 ka pasur dërgesa diku rreth 956 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 20 për qind, gjë e cila, ka ndikuar duke  bërë që të rriten kërkesat e brendshme, si të rritet konsumi, investimet si dhe importi.

Sa i përket investimeve të huaja direkte, vlera e tyre sipas BQK-së, në vitin 2021 arriti në 389 milionë euro krahasuar me 254 milionë euro sa ishte në vitin e kaluar. Ndërsa, sa i përket  importit sipas të dhënave të besuara zyrtarë nga Dogana e Kosovës, në ketë aspekt  shënoi vlerën prej 4.2 miliardë euro dhe nëse e krahasojmë kemi rritje vjetore prej 42.5 për qind. Në anën tjetër eksporti i mallrave arriti në 684.7 milionë euro apo me një rritje rreth 60 për qind. Si rrjedhojë e kësaj bëri që të rritet edhe deficiti tregtar që në vlerë financiare të shprehur shënon 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 39.6 % për qind.

Sa i përket investimeve të huaja direkte, vlera e tyre sipas BQK-së deri në shtator të vitit 2021 arriti në 389 milionë euro krahasuar me 254 milionë euro sa ishte në vitin e kaluar. Duhet te cekëte se investimet e huaja  direkte në Kosovë, janë fokusuara sidomos  në sektorin e patundshmërisë, ku 256 milionë euro janë vetëm në këtë sektor ndërsa 87 milionë euro në shërbime financiare.

Qeveria e Kosovës,  ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë. Nga ky buxhet, për herë të parë, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”. Ai ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin, 10 milionë euro për blerje të ambasadave e dy milionë euro për Preshevën e Bujanovcin.

Po ashtu  do të ndahen mjete edhe për mbushjen e rezervave shtetërore. “Ata i kanë zbrazur e ne do të ndajmë 10 milionë euro për muajt në vijim ashtu që ta zëmë t’i mbushim me grurin tonë të Kosovës, në mënyrë që të mund t’i përdorim sa herë ka lëkundje të çmimit në bursë për të garantuar stabilitetin e bukës”, objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

Lexo edhe :  Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

Por shtrohet pyetja se cili është vlerësimi dhe këndvështrimi ekonomik lidhur me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022? Konstatojmë se, orientimin i buxhetit për  shpenzimin për vitin 2022 e vlerësojmë si hap pozitiv. Kjo sepse prioritetet janë të dobishme dhe produktive.

“Vlen të theksojmë disa si në vijim, mbështetja për prodhuesit vendorë për vitin 2022 është 40 milionë euro, pastaj skema e garantimit për punësimin e të rinjve është 20 milionë euro, mbështetja për bujqësi 70 milionë euro, investimet në ndërmarrje publike 40 milionë euro, pajisje moderne për policinë dhe zjarrfikësit 10 milionë euro, investimi në ushtri 100 milionë euro, si dhe rritja e ushtrisë me ushtarë te rijnë prej 840 euro” shton ai.

Ai vlerëson se këto shpenzime buxhetore për vitin 2022 ndikojnë në rritjen ekonomike dhe sigurojnë mirëqenie ekonomike si dhe e rritin cilësinë e jetës. Sipas tij, kjo rritje buxhetore nuk ka ndodhur qe 20 vite dhe do ndikojë në rritjen e Bruto Produktit Vendor, dhe në rritjen e të hyrave fiskale dhe e rigjallëron dhe e konsolidojnë ekonominë  në këto aspekte. “Ky buxhet gjithashtu kontribuon edhe në ndaljen e inflacionit sepse rritet produkti vendor dhe zvogëlohet importi/ rritet eksporti, zvogëlohet papunësia, por shpresoj që këto mjete të menaxhohen në mënyrë racionale”.

Gjithashtu vlerësojmë  se në parim është buxhet që tregon orientim social dhe  likuiditet financiar.

“Ky buxhet Është për tu admiruar por mbetet të shihet implementimi sepse ka projekte që do zgjatin për disa vite”

Gjithashtu vlen të theksojmë se shpresoj që në vitin 2022 që ekzekutivi i vendit ta rriste  pagën minimale dhe pagën maximale, sepse paga minimale është 130-170 euro do të duhej të jetë 250- 300 euro, ndërsa paga mesatare bruto 466 euro, ndërsa paga mesatare neto 416 euro.

Nga kjo analizë ekonomike nxjerrim si konkluzion dhe japim rekomandimet tona, se ne si shoqëri, dhe si shtet në aspektin ekonomik dhe sipas logjikes ekonomike duhet t’ja, shtrojmë pyetjen vetes dhe te kërkojmë përgjigje vetes gjatë vitit në vijim, se në këtë kohe ende  mjaftë te vështire shëndetësorë dhe socio – ekonomike, e kjo pyetje duhet te shtrohet ne te gjitha nivelet e shoqërisë dhe ne nivelin akademike ku do ti spefifikonim si në vijim:

  1. a) Se me çfarë lloje krize komplekse dhe provokativë po ballafaqohemi,
  2. b) Çfarë politika i duhen ekonomisë Kosovare, për zhvillimin ekonomik dhe financiar, dhe te kemi një vizion shtetëror dhe kombëtar në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë,
  3. c) Pastaj, sa është e thellë kriza në Kosovë, dhe cilat kategori sociale, qe i prek ma se shumti kjo është nje sfidë në vijim që duhet dhe kërkon zgjedhje adekuate:
  4. d) Gjithashtu duhet t’ja shtrojmë pyetje vetës, si do te jetë e ardhmja, shtrohet pyetja dhe cila është pikëpyetja për zgjedhjen e vështirësive socio ekonomike, dhe financiar:
  5. e) Cilat kanë qenë politikat e deritashme te institucioneve të Republikës së Kosovës, në aspektin e menaxhimit te pasojave ekonomike dhe sociale te shkaktuar nga pandemia Covid 2019, dhe si duhet ta shërojmë ekonominë kombëtare, dhe gjithashtu si konkluzion përfundimtare do ta kishim nxjerrë:
  6. f) Se cilat politika cilësorë dhe ekonomike, do te kishin, mundur të rimëkëmbin dhe transformonin ekonominë dhe sektorin financiar te Kosovës.

Të fundit

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV