Mbyllet pas 4 orësh mbledhja e Bashës me Kolegjin e Kryetarëve, çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Pas 4 orësh diskutime dhe vendime të rëndësishme për vazhdimësinë e saj politike, mbyllet mbledhja e Lulzim Bashës me Kolegjin e kryetarëve të PD-së.

Protesta e dhunshme e 8 janarit, e shoqëruar me shkatërrimin e selisë blu, ka vënë në lëvizje kryedemorkatin Lulzim Basha.

Partia Demokratike pritet që të nisë një riorganizim të strukturave vendore e ndërsa kryetarët e degëve e kanë gjykuar si një domosdoshmëri zbritjen e Bashës në terren.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, krerët e degëve i kanë kërkuar kryedemokratit që të zbresë në terren, por kësaj here jo i vetëm, por i shoqëruar nga ekipi i tij për të takuar demokratët, ku tashmë hendeku mes mbështetësve të tij dhe të Berishës sa vjen edhe thellohet.

Sipas Report Tv kanë qenë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja -Dega 7, Agron Kapllanaj – Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkodër ato që artikuluan kërkesën për “lufta” të mos zhvillohet nga zyra, por në terren, kërkesë kjo e cila është pranuar nga Basha. Kryedemokrati ka shprehur gatishmërinë se do të zbresë vetë në terren bashkë me ekipin e tij drejtues dhe do të shohë nga afër gjendjen.

Kjo mbledhje është si vijimësi e takimit që ishte planifikuar të mbahej në 8 janar, por u shty për sot për shkak të dhunës që degradoi në protestën e Sali Berishës. Ajo mbahet pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD. Sipas këtij programi rezulton se brenda datës 15 Shkurt 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në nivel seksioni dhe grupseksioni, ndërsa brenda datës 15 Mars 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në organet drejtuese të degës ku është krijuar vakancë dhe konstituimi i Kryesisë së Degëve pas procesit të organizimit.

Të fundit

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi ndikimin mjedisor të produkteve të...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Lajme të tjera

Web TV