Amerika bën gati listën e re “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatori për Politikat e Sanksioneve i tha Komisionit të Senatit Amerikan se është gati lista e personave që janë identifikuar për korrupsion. Në këtë listë përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

James C. O’Brien i nominuar nga Presidenti Joe Biden si Koordinator për Politikat e Sanksioneve i tha Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë se administrata amerikane me nxitjen e Kongresit, ka investuar burime të konsiderueshme për të hartuar dhe zbatuar sanksionet anti-korrupsion. Ai ka deklaruar se administrata amerikane ka identifikuar njerëzit që do të jenë edhe në vijim shënjestër e sanksioneve dhe ato janë pjesë e strategjisë. Sipas O’Brien, ato janë mjete shumë të fuqishme dhe përdorimi ose kërcënimi nëpërmjet tyre është jashtëzakonisht efektiv në mbështetje të një strategjie koherente. Zyrtari amerikan theksoi se nëse konfirmohet, mezi pret që të punojë me zyrtarët përgjegjës për te zbatuar edhe mjete të tjera të politikës së jashtme dhe ekonomike.

“Çdo sanksion, sado i justifikuar mirë, duhet të mbështetet në analizën e alternativave, efekteve dhe mbështetjes nga partnerët tanë. Kjo kërkon që qëllimi i tij të kuptohet përtej qeverisë së SHBA-së, që ne të punojmë me qeveritë e tjera, që të realizohen objektivat e sanksioneve”, deklaroi O’Brien. Po kështu ai nëvizoi në fjalën e tij para senatit se Zyra e Koordinatorit të Sanksioneve do të kërkojë edhe bashkëpunimin e kolegëve në departamentin e shtetit dhe veçanërisht nga ambasadat amerikane. “E kam filluar karrierën time si avokat-këshilltar në Departamentin e Shtetit në vitin 1989 dhe isha krenar që t’i shërbej qeverisë amerikane dhe popullit amerikan deri në vitin 2001, kur përfundova detyrën si i dërguari presidencial për Ballkanin për tranzicionin demokratik në Serbi. Jam i nderuar që Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken më kanë emëruar si koordinator për sanksionet. Unë e kuptoj se sa të rëndësishme janë për ne sanksionet. Unë e kuptoj se është e qenësishme që ne të përforcojmë politikën e sanksioneve për t’i zbatuar ato plotësisht. Administrata jonë ka identifikuar njerëzit që do të jenë edhe në vijim targeti i sanksioneve. Së pari sanksionet janë pjesë e strategjisë sonë”, tha ai. Sipas tij, ato janë mjete shumë të fuqishme dhe përdorimi ose kërcënimi nëpërmjet tyre është jashtëzakonisht efektiv në mbështetje të një strategjie koherente. “Në këtë drejtim administrata jonë me nxitjen e Kongresit, ka investuar burime të konsiderueshme për të hartuar dhe zbatuar sanksionet. Janë me qindra të zyrtarëve në Departamentin e Shtetit dhe të Thesarit, si dhe në agjenci të tjera, që promovojnë antikorrupsionin, të drejtat e njeriut, luftën kundër terrorizmit, kundër narkotikëve, si dhe mbrojtjen e parimeve të tjera thelbësore të politikës së jashtme të SHBA-ve”, tha ai. Ndër të tjera ai tha se është i përkushtuar për të bërë gjithçka që ne të ruajmë dhe rrisim efektivitetin e sanksioneve. “Nëse konfirmohem, mezi pres që të punoj me zyrtarët përgjegjës për te zbatuar edhe mjete të tjera të politikës sonë të jashtme dhe ekonomike. Çdo sanksion, sado i justifikuar mirë, duhet të mbështetet në analizën e alternativave, efekteve dhe mbështetjes nga partnerët tanë. Kjo kërkon që qëllimi i tij të kuptohet përtej qeverisë së SHBA-së, që ne të punojmë me qeveritë e tjera, që të realizohen objektivat e sanksioneve. Zyra e Koordinatorit të Sanksioneve nuk mund ta bëjë këtë vetëm dhe suksesi i zyrës do të kërkojë edhe bashkëpunimin e kolegëve në departamentin e shtetit dhe veçanërisht nga ambasadat tona. Ne duhet të bëjmë më shumë për të kuptuar efektivitetin e sanksioneve të SHBA-së pasojat e tyre të veçanta njerëzore. Sanksionet mund të shërbejnë për shumë qëllime, dhe ne duhet të dimë se çfarë është qëllimi ynë dhe nëse e kemi arritur atë. Ne gjithashtu duhet të punojmë për të shmangur shkaktimin e pasojave të padëshiruara”, tha ai. Ndër të tjera ai tha se: “Secili prej këtyre synimeve kërkon që qeveria e SHBA dhe partnerët tanë të angazhohen rregullisht me komunitetit të biznesit dhe me organet joqeveritare dhe gazetarët e pavarur. Këto grupe na ndihmojnë që të kuptojmë ndikimin e veprimeve tona nëpërmjet sanksioneve dhe ku ato mund të na ndihmojnë të arrijmë tonën synimet e politikës së jashtme. Nëse konfirmohem, mezi pres që të angazhohem me partnerët tanë globalë, bashkëpunimi i të cilëve i bën programet tona të sanksioneve më efektive. Do të punojmë ngushtë me misionet e SHBA-së jashtë vendit dhe zyrtarët që angazhojnë qeveritë e tjera.

Lexo edhe :  Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Së fundi, sanksionet janë vendimtare për luftën kundër korrupsionit. Administrata jonë ka paraqitur një strategji të fuqishme për këtë, dhe Sekretari Blinken do të emërojë një drejtues të lartë në rang koordinatori për antikorrupsionin. Nëse konfirmohem, mezi pres që të punoj me të për të evidentuar aktorët e korruptuar, netëorkun e tyre, rrjetet që i ndihmojnë ato. Gjithsesi duhet të jemi të kujdesshëm të mos ndëshkojmë pa prova dhe të lëndojmë te pafajshmit”.

 

Të fundit

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV