Basha: 8 janari vija e kuqe e ndarjes me nxitësit e dhunës! Dora e shtrirë për çdo demokrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Lulzim Basha tha se 8 janari është vija  e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj. Kryedemokrati Basha tha se ka dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do të forcojë PD.

“Dua tju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët. Pjesa dërrmuese prej jush ka qenë dëshmitar të akteve të dhunës së organizuar nga Sali Berisha në 8 janar. Ato akte, ajo sjellje, janë vije e kuqe ndarje e dhunuesve, organizatorëve të dhunës, e nxitësve të dhunës, me Partinë Demokratike. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falenderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund tu kene bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet per mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht per momentin nuk kan qenë të qartë. Dita ditës edhe këta demokratë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që e gjitha ajo që nisi dhe po vijon Sali Berisha ka vetëm një qëllim: Të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike. Sali Berisha do akoma që ta përdor PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë. Unë e kam doren te shtrirë ndaj cdo demokrati qe do nje PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kunder regjimit të korruptuar te Edi Rames. Askush nuk eshte i tepert. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për cdo demokrat. Për cdo qytetar që don ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërsië, familjeve të tyre dhe në vecanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë.”, tha BashA

Ndryshime në PD, Basha ‘ndëshkon’ Rushaj, e zëvendëson me Alibeaj

Lulzim Basha tha se kreu i grupit parlamentar të PD do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Ai tha se ky vendim u mor në bashkëpunim me Rushaj dhe kjo në kuadër të riorganizimit të PD. Ky duket si një ‘ndëshkim’ ndaj Rushaj, i cili nuk ka dalë hapur se kë mbështet në luftën brenda PD, duke qëndruar asnjanës ndaj mbështetësve të Bashës dhe Berishës. Ndërsa Alibeaj ka qenë mjaft aktiv duke përkrahur Lulzim Bashën.

Lexo edhe :  Balla nga Rimini: “Votoni PS-në, bileta e vetme për në BE. Regjistrohuni në KQZ/PER”

“Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD”, tha Basha

Basha ka bërë ndryshime të tjera në parti ku ka zëvendësuar edhe mbështetësit e Berishës, të cilët i ka përjashtuar apo pezulluar.

Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike. Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Alfred Rushaj nuk do të jetë më as nënkryetar i PD, por vetëm deputet i thjeshtë.

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV