Njohja e patentave në Gjermani/ Nisin negociatat, përfitojnë 30 mijë shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Gjermania kanë nisur zyrtarisht diskutimet për njohjen e ndërsjelltë të patentave. Nëse kjo finalizohet, përfitues janë rreth 30 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se në Shqipëri ka mbërritur një delegacion gjerman për këtë çështje.

“Së bashku me Zv. Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, . Artan Shkreli, mirëpritëm me kënaqësi të veçantë  Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Znj. Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit në Berlin, vizitë e cila ka si qëllim informimin nga afër të palës gjermane me procesin e trajnimit dhe të testimit për marrjen e lejedrejtimit në Shqipëri.

Një takim i rëndësishëm me qëllim vijimin e vlerësimit të mëtejshëm të kërkesës së Republikës së Shqipërisë për njohjen e konvertimit të lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani. Proces i cili ndihmon rreth 30,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

I pranishëm në takim ishte dhe zv. Ambasadori gjerman, Z. Johannes Dietrich. Pala gjermane u njoh në terma të përgjithshme me investimet e ndërmarra nga DPSHTRR mbështetur nga MIE, për garantimin e kualifikimit dhe prodhimit të lejedrejtimit sipas parametrave të BE-së” njofton DPSHTRR.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV