E bujshme nga Italia/ Milani i bën rivalitet Juventusit për Nedim Bajramin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nedim Bajrami është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit në Itali, me klubet e Serisë A që shohin te 22-vjeçari i përfaqësueses shqiptare një nga lojtarët me të ardhme të sigurt në elitën e futbollit në këtë vend.

Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon në Serinë A me Empolin, duke u kthyer shpejt në një nga lojtarët e rinj më interesant. Prej ditësh përflitet për negociatat me Sassuolon që është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa është raportuar se edhe Juventusi po monitoronte futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Sot, e përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar se mes klubeve që po monitorojnë lojtarin, tani bën pjesë edhe Milani, ndaj të cilit ai shënoi një nga golat në elitën e futbollit italian në këtë sezon. Kuqezinjtë janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj premtues dhe duket se edhe Maldini po sheh më vëmendje Bajramin. Nuk ka ende një lëvizje konkrete, si ajo e Sassuolos, por rritja e numrit të pretendentëve për lojtarin, e sidomos me emra si Juventus e Milan, tregon qartësisht vlerat që ka fantazisti i përfaqësueses shqiptare.

Të fundit

Rritja e çmimit të Bitcoin “lulëzon” minimin e kriptomonedhave në Shqipëri

Bitcoin funksionon në një rrjet kompjuterik global që verifikon dhe regjistron transaksionet. Këto transaksione janë grupuar në blloqe dhe...

“Kujtova se u paralizova”, Ledjona flet për aksidentin dhe partnerin e saj: Jam e lumtur

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ledjona Xheladinaj, ka ndarë një histori  traumatike në programin ‘Live From Tirana’. Ajo ka folur për aksidentin që...

Italia po i kthehet prodhimit të energjisë bërthamore pas më shumë se katër dekadash

Italia dëshiron të finalizojë planet dhe ligjet deri në fund të vitit 2027 që do të mundësojnë kthimin në prodhimin e energjisë bërthamore pas...

“Rama ndryshoi mendje”/ ‘Tik Tok’ në Shqipëri nuk do mbyllet?

Për herë të parë kompania Tik Tok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë...

“VetëVendosje, pa program”/ Analistët në Kosovë: Paaftësi për ofertë për qytetarët

Edhe pse jemi zyrtarisht ne mes te fushates elektorale ne Kosove, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka publikuar programin zgjedhor. Një gjë...

Lajme të tjera

Web TV