A shkakton komplikacione vaksina anti-Covid te gratë shtatzëna? EMA rishikion studimet, ja rekomandimi që jep

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksinat kundër COVID-19 të bëra duke përdorur teknologjinë ARN-i nuk shkaktojnë komplikacione tek nënat shtatzënë dhe foshnjat e tyre, bëri me dije këtë të martë rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian, pas një rishikimi të detajuar të disa studimeve.

Rishikimi i studimeve që përfshinin rreth 65,000 gra shtatzëna nuk gjeti ndonjë shenjë rreziku për abort, lindje të parakohshme ose efekte anësore të rënda tek foshnjat e palindura.

Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech, si dhe Moderna,  janë ato kompani që aktualisht furnizojnë vaksina të tilla në Bashkimin Evropian.

EMA tha se rezultatet ishin të qëndrueshme në të gjitha studimet.

“Përfitimet e marrjes së vaksinave të COVID-19 gjatë shtatzanisë tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm për nënat në pritje dhe foshnjat e palindura,” tha agjencia .

Rishikimi nga një ekip i brendshëm zbuloi gjithashtu se injeksionet me COVID-19 janë po aq efektive në uljen e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes tek gratë shtatzëna sa tek gratë jo shtatzëna.

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë miratuar tashmë përdorimin e vaksinave të COVID-19 tek nënat shtatzëna dhe mbështetja e EMA-s për injeksionet mund të çojë në shtimin e vendeve që e aplikojnë atë.

Të fundit

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare...

E rëndë/ Autobusi me nxënës del nga rruga dhe përfundon në lumë

ANGLI-Një autobus që transportonte nxënës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë në Hampshire. Si pasojë tre persona janë transportuar në spital....

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025. Provimin e Matematikës e kanë kryer në total 25 824 maturantë. 673 maturantë...

Lajme të tjera

Web TV