Kërkohet dëshmia e Trumpit dhe fëmijëve të tij pas “të dhënave” për mashtrime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorja e Përgjithshme e New York, Letitia James, ka ndërmarrë veprime ligjore për të detyruar ish-presidentin amerikan, Donald Trump dhe dy fëmijët e tij, Donald Trump, Jr. dhe Ivanka Trump, që të paraqesin dëshmitë e tyre në kuadër të hetimeve për marrëveshjet financiare të Organizatës Trump, ka thënë zyra e saj. “Për më shumë se dy vjet, Organizata Trump ka shfrytëzuar taktika të vonesave për dalje para gjyqit, duke tentuar të pengojë hetimet legjitime për marrëveshjet e saj financiare”, ka thënë James përmes një deklarate.

“Në hetimet e deritashme ne kemi nxjerrë të dhëna që sugjerojnë se Donald Trump dhe Organizata Trump kanë vlerësuar në mënyrë jo të vërtetë disa asete dhe kanë keqinterpretuar këto vlera me qëllim të përfitimit ekonomik”. Prokurorët e Nju Jorkut janë duke hetuar nëse Trump dhe kompania e tij kanë mashtruar bankat dhe zyrtarët për taksa rreth vlerave të aseteve, në mënyrë që të marrin kredi të favorshme. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka marrë ende një vendim final sa u përket të dhënave të siguruara deri më tani, mirëpo ka thënë se “arsyet për vazhdim të hetimit janë të vetëkuptueshme”.

Në fillim të këtij muaji, avokatët e Trumpit kanë prezantuar një mocion për parandalim të thirrjeve për intervistim, duke i konsideruar hetimet të motivuara politikisht. Ish-presidenti amerikan po përballet me një mori betejash ligjore. Në Uashington, ai është duke tentuar të parandalojë një hetim të nisur nga demokratët për dhunën në Kongres më 6 janar të vitit të kaluar. Në korrik të vitit të kaluar, Organizata Trump dhe shefi i tij financiar për kohë të gjatë, Allen Weisselberg, janë deklaratë të pafajshëm ndaj akuzave për mashtrime me taksa. Gjyqi ndaj Weisselberg pritet të nisë këtë vit. Trump është duke tentuar edhe që të parandalojë prokurorët në lëshimin e të dhënave për taksat që ka paguar në vitet e fundit.

Të fundit

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual,” ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me burrë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me...

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Lajme të tjera

Web TV