“Do qëlloj”/ 45-vjeçari në Itali kërcënon Policinë: Dal kur të zgjidhet Presidenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 45-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Itali është mbyllur në shtëpinë e tij dhe ka qëlluar më pistoletë jashtë saj. Republica.it shkruan se 45-vjeçari u mbyll në shtëpi me babanë e tij 90-vjeçar në zonën Viareggio.

Sipas informacioneve fillestare, 45-vjeçari duhet t’i nënshtrohej trajtimit të detyrueshëm shëndetësor. Por kur policia bashkiake mbërriti në shtëpinë e tij për të kryer masën së bashku me një ambulancë, ai nuk pranoi të hapte derën. Reagimi i tij ka qenë i dhunshëm, duke deklaruar se nëse infermierët do të futeshin në shtëpi, ai do t’i qëllonte.

“Nëse futesh unë qëlloj. Ejani dhe unë do t’ju qëlloj në kokë, një nga një. Ikni, kur të zgjidhet Presidenti i Republikës, atëherë gjithçka do të ndryshojë” ka deklaruar 45-vjeçari.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë mbyllur rrugën dhe kanë larguar kalimtarët. Çdo përpjekje për të larguar 45-vjeçarin nga banesa ka qenë e kotë. Dhe sapo zjarrfikësit filluan të thyejnë derën, burri qëlloi dy herë në drejtim të tyre. Një nga dy plumbat ka mbërritur te një operatori, fatmirësisht pa e lënduar rëndë. Disa fqinjë u thanë zyrtarëve komunalë se 45-vjeçari kishte shfaqur vazhdimisht shenja të problemeve të shëndetit mendor në të kaluarën.

Të fundit

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel,...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Lajme të tjera

Web TV