Zgjedhjet në gjashtë bashki, testi i trishtë i PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirian Celibashi, por edhe Presidenti Ilir Meta, janë gati në një mendje për tu zhvilluar zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki më datë 6 mars. PD-ja në testin e frikshëm të përçarjes. Përplasen në distancë Basha dhe Meta.

Presidenti i Republikës Ilir Meta pritet që të shpallë datën 6 Mars për mbajtjen e zgjdhjeve të pjesshme në gjashtë bashkitë ku nuk ka kryetar. Megjithatë kjo datë nuk është vendosur definitivisht pasi Meta i është drejtuar partive politike. Kreu i shtetit u ka dërguar ftesë partive politike për konsultim për të caktuar një datë për zgjedhjet vendore në 6 bashki, ftesë që nuk u ka mbërritur ende partive. Referuar afateve kjo datë pritet të jetë ose fundjava e fundit e shkurtit ose java e parë e marsit, që përputhen me afatin kohor jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Ndërkohë ftesës së presidentit i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Më herët, kreu i shtetit, nëpërmjet një shkrese zyrtare, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryeministrit Rama informcion zyrtar për të konfirmuar procedurialisht 6 bashkitë pa kryetar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vuri në dijeni Metën për tri bashki, largimi i kryetarëve të të cilave lidhej me këtë institucion, si Shkodra, Vora dhe Dibra, ndërsa për Durrësin, Lushnjën dhe Rrogozhinën, vakancat lidhen drejtpërsëdrejti me kryeministrinë. Meta kishte deklaruar më herët se nuk do të konsultohej me partitë politike për caktimin e një date zgjedhjesh, ndërsa njoftoi se kishte nisur procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkitë e mbetura pa kryetar.

Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se do të ishte më mirë që zgjedhjet e pjesshme bashkiake të mbahen më 6 mars. Në një mesazh të shkurtër në Tëitter, Celibashi thotë se këtë ia ka bërë të ditur edhe presidentit Meta. “Komunikova me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme, sipas ligjit, kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ-së në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, thotë Celibashi. Gjatë paradites së djeshme, Meta tha se data 6 mars, por edhe 27 shkurti, mund të merren në konsideratë për t’u zhvilluar zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit të mbetura pa kryetar. Për këtë, ai u konsultua edhe me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. “Kisha frikë se mos shumica nuk merrte pjesë”, tha Meta me ironi për gazetarët, i pyetur pse nuk pati takime të ngjashme edhe me opozitën. Në këto zgjedhje opozita vjen më e përçarë se kurrë, për shkak të krizës brenda Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha nuk njihet më si kryetar nga një pjesë e deputetëve dhe anëtarëve të partisë, ndërsa ai vetë i ka përjashtuar këta deputetë nga grupi parlamentar dhe partia, si dhe ka pezulluar disa të tjerë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV